Qeveria pa LSI, Babaramo: Berisha
e konfirmoi, s’ka mocion besimi

TIRANE – Berisha nuk do të paraqesë mocion besimi në Parlament, por thjesht do të çojë emrat e tre ministrave të rinj që do të zëvendësojnë ata të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Kështu u shpreh drejtori i përgjithshëm i televizionit A1 REPORT, Ilir Babaramo duke iu referuar reagimit të shefit të mazhorancës në Facebook për marrëveshjen deri tani të fshehtë mes Partisë Socialiste dhe LSI-së.

Në një bisedë në studio me gazetarin Edvin Parruca, Babaramo tha se me “këtë njoftim që ka dhënë, Berisha thjesht ka konfirmuar zyrtarisht që Ilir Meta është larguar nga qeveria dhe në pjesën e dytë shpjegon se si do ta zgjidhë këtë krizë”.

Duke deklaruar se tashmë kemi një krizë të qeverisë, drejtori i përgjithshëm i televizionit A1 REPORT u shpreh: “Kontrata është firmosur në shtator 2009, parashikonte bashkëqeverisje, gjithë procesin e bashkëpunimit qeverirës PD-LSI. Në momentin që aleati kryesor i partisë më të madhe qeverisëse ikën, kemi një krizë qeverisëse. Në këto kushte Kryeministri shkon dhe paraqet një mocion besimi në qeveri, është ajo që bëri Mario Monti pak muaj më parë. Besimi ju refuzua dhe Italia shkoi në zgjedhje të parakohshme. Berisha kërkon ta shmangë këtë gjë. I volit të shkojë në zgjedhje me këtë infrastrukturë, si kryeministër, me këtë polici, me këta drejtues administrate. Nëse do të kishim një qeveri teknike të dyja palët do të shkonin në kushte të barabarta në zgjedhje”.

Dje zyrat e shtypit të të dy forcave politike, si LSI ashtu edhe PS konfirmuan për A1 REPORT se mes Ramës dhe Metës ishte arritur një marrëveshje, koalicion parazgjedhor, i cili i kishte dhënë fund bashkëqeverisjes me të LSI-së me Berishën. Por, veç reagimit të kryeministrit për largimin e mundshëm të LSI, asnjë deklaratë nuk ka ardhur nga Meta apo Rama.

parruca babaramo
Duke komentuar ne A1 REPORT! * Në foto: Ilir Babaramo dhe gazetari Edvin Parruca

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 13:30

    Deri në 700 kWh ulet me 1 lekë çmimi i energjisë për familjet, si ju duket?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: A duhet shpallur 8 Janari zi kombëtare?

Kreshnik Spahiu: A duhet shpallur 8 Janari zi kombëtare?