Qeveria pakistaneze akuzon ish-kryeministrin e vendit se shkeli ligjin kundër terrorizmit, bllokon fjalimet e tij në media

Qeveria pakistaneze akuzon ish-kryeministrin e vendit se shkeli ligjin kundër terrorizmit, bllokon fjalimet e tij në media

Imran Khan, ish-kryeministri pakistanez

Policia e Pakistanit ka akuzuar ish-kryeministrin e vendit, Imran Khan, për shkeljen e ligjit kundër terrorizmit. Hetimi i tyre vjen pasi ai akuzoi policinë dhe drejtësinë për ndalimin dhe torturimin e ndihmësit të tij të ngushtë. Tensionet janë të larta në vend, me mbështetësit e ish-liderit që janë mbledhur jashtë shtëpisë së tij.

Që kur u rrëzua nga pushteti në prill, Khan është kthyer në një kritik të zëshëm i qeverisë dhe ushtrisë së vendit. Policia njoftoi akuzat pasi politikani akuzoi autoritetet se kishin torturuar ndihmësin e tij të ngushtë, i cili po ashtu është arrestuar nën akuzat për kryengritje.

Në një fjalim publik të shtunën, Khan dënoi shefin e policisë së Islamabadit dhe një gjyqtare femër për ndalimin dhe keqtrajtimin e dyshuar të kolegut të tij partiak, Shahbaz Gill.

“Duhet të përgatiteni pasi ne do të marrim masa kundër jush”, tha ai gjatë fjalës, duke iu referuar drejtpërdrejt dyshes.

Zyrtarët akuzuan Khan për shkelje të aktit normativ anti-terrorist të vendit për “kërcënime” kundër zyrtarëve shtetërorë. Qindra mbështetës të ish-kryeministrit u mblodhën jashtë shtëpisë së tij në Islamabad pasi lajmet për hetimin u publikuan, duke u zotuar se do të "marrin në dorë" kryeqytetin nëse policia do të përpiqet ta arrestoje ish-liderin vendit. Policia e pranishme në vendngjarje tha se nuk ishte aty për të arrestuar ish-udhëheqësin, por për të ruajtur rendin dhe ligjin.

Rasti vjen në kohën kur janë shtuar të tensionit midis qeverisë së Pakistanit dhe Khanit, i cili u rrëzua nga pushteti në prill në një votë mosbesimi. Që atëherë, ish-udhëheqësi ka vizituar vendin për të mbajtur një sërë fjalimesh të zjarrta duke bërë thirrje për zgjedhje të reja dhe duke kritikuar ashpër si qeverinë, ashtu edhe ushtrinë.

Të shtunën, rregullatori i medias në Pakistan njoftoi se kanalet televizive do të ndalohen të transmetojnë fjalimet e tij drejtpërdrejt, duke e akuzuar Khanin për gjuhë të urrejtjeje kundër institucioneve shtetërore.

Ish-udhëheqësi pretendon se qeveria po përpiqet ta censurojë atë.

"Çfarë krimi ka kryer Imran Khan? Unë kurrë nuk do ta pranoj këtë bandë hajdutësh," u tha ai mbështetësve të tij.

Khan po ashtu akuzoi qeverinë për bllokimin e aksesit në YouTube në gjysmën e fjalimit të tij, në përpjekje për të parandaluar njerëzit që ta dëgjojnë atë drejtpërdrejt. Pavarësisht se u rrëzua nga pushteti me një votë mosbesimi në fillim të këtij viti, Imran Khan vazhdon të llogarisë në mbështetjen e shumë votuesve pakistanezë.

Muajin e kaluar, partia e tij PTI mahniti duke marrë kontrollin e një asambleje provinciale vendimtare në Punjab, duke mundur partinë PML-N në atë që pritej të ishte një fitore e lehtë për ta.

Shumë e panë fitoren e zgjedhjeve të brendshme të korrikut si një sinjal të popullaritetit të vazhdueshëm të Khanit në kutinë e votimit - dhe një shije paraprake të asaj që mund të ndodhte nëse do të mbaheshin zgjedhjet e parakohshme që ai po kërkon.

D.GJ/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzore, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzore, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat