TIRANE - Zëdhënësja e kryeministrit, Erla Mëhilli në një deklaratë për mediat bëri me dije një vendim të fundit të firmosur nga kryeministri Berisha, atë të krijimit të një fondi prej 50 milionë lekësh që do t’i vijë në ndihmë prodhimeve artizanale në vend, si dhe uljen e taksës vjetore që bizneset paguajnë për kasën fiskale deri ne 60%.
“Artizanati është një nga traditat më të çmuara kulturore dhe ekonomike të Shqipërisë dhe ka një potencial të madh të vetëpunësimit dhe punësimit në të gjitha zonat e vendit. Prodhimet artizanale shqiptare po bëhen gjithnjë e më të preferuara për shqiptarët dhe të huajt. Ndaj, me këtë Fond fillestar prej rreth 50 milionë lekësh, qeveria synon të krijojë një burim të ri financimi direkt të veprimtarive artizanale në të katër anët e vendit, por edhe zbutjen e interesave të kredive.”, deklaroi zëdhënësja Mëhilli.
Sipas saj, vendimi për kasën fiskale parashikon uljen me rreth 60 përqind të pagesës vjetore që paguan çdo biznes në Shqipëri.
“Nga 9400 lekë që është paguar deri më tani, pagesa vjetore e mirëmbajtjes bëhet vetëm 4000 lekë. Pra, e theksoj, do të jetë më pak sesa gjysma e pagesës që bëhej më parë”, u shpreh zëdhënësja e Kryeministrit Mëhilli.
Ajo shtoi se “me këtë vendim të ri, biznesit do t’i kërkohet certifikimi i funksionimit të kasës fiskale vetëm një herë në vit dhe jo çdo 6 muaj, siç kërkohej deri tani”.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com