TIRANE- Qeveria në mbledhjen e djeshme nën drejtimin e kryeministrit Rama ka miratuar vendime dhe projektligje që sjellin financime për shëndetësinë, rrugët dhe parandalojnë evazionin fiskal. Miratohet dhurata turke për ushtrinë shqiptare e grupi negociator me CEZ.
Kryeministri Edi Rama mbledhjen e qeverisë, miratoi dhuratën nga qeveria turke të afër 1.2 milionë eurove për blerje materiale e pajisje ushtarake, vizita, trajnime e kurse personeli, dhe si kontribut për projektin e modernizimit të Aeroportit të Kuçovës. Njëherësh miraton dhe ngritjen e grupit të punës për negociimin me CEZ dhe zgjidhjen e mosmarrveshjeve që ka me shtetin shqiptar.
Projektligji: Për ratifikimin e marrëveshjes, mes Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë e qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe e Irlandës së Veriut, për shmangien e tatimit të dyfishtë e parandalimin e evazionit fiskal për tatimin mbi të ardhurat e mbi kapitalin. Projektligji që do t’i dërgohet për miratim Kuvendit ka për qëllim ratifikimin e marrëveshjes për shmangien e tatimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit fiskal për tatimin mbi të ardhurat dhe mbi kapitalin.
Shpjegimi: Janë ligje të cilat i shërbejnë shmangies së tatimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit fiskal mes dy vendeve.
Vendimi: Për ngritjen e grupit të punës për zgjidhjen e mosmarrëveshjes ndërmjet Shqipërisë e shoqërisë CEZ, a.s. Vendimi ka si qëllim ngritjen e grupit të punës të kryesuar nga ministri i Energjisë e Industrisë, me përbërje përfaqësues të KM, të Ministrisë së Financave, Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, e Avokaturës së Shtetit për negocimin me CEZa.s. për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të lindura me shtetin shqiptar.
Shpjegimi: Qeveria e drejtuar nga Berisha prishi në mënyrë të njëanshme konkratën me CEZ, duke rrezikuar një gjobë të madhe nga arbitrazhi ndërkombëtar. Me nismën e re të qeverisë Rama, i cili premtoi një negociatë të drejtë, të zgjidhen mosmarrëveshjet.
Vendimi: Për miratimin, në parim, të dokumentit të ndryshimit nr.1, të marrëveshjes së kredisë për eksport, ndërmjet Këshillit të Ministrave, që vepron në emër të Republikës së Shqipërisë dhe përfaqësohet nga Ministria e Financave, e UniCredit Bank Austria AG, për financimin e projektit mbarëkombëtar të radioterapisë. Projekti parashikon pajisjen me aparaturë mjekësore bashkëkohore moderne të Shërbimit të Onkologjisë në QSUT, akseleratorit linear për mjekimin radioterapeutik i kancerit me rrezatim.
Shpjegimi: Qeveria në kuadër të premtimit elektoral po kanalizon investimet dhe projektet në shërbim të shëndetit të qytetarëve.
Vendimi: Për disa ndryshime dhe shtesa në vendimin nr.718, datë 29.10.2004 të Këshillit të Ministrave, “Për listën e personave të shpallur si financues të terrorizmit”, të ndryshuar.
Shpjegimi: Eshtë një rifreskim i herëpashershëm i listës së personave të shpallur si financues të terrorizmit.
Vendimi: Për miratimin, në parim, të marrëveshjes me shkëmbim notash ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, për projektin “Fondi i studimeve dhe i specialistëve”.
Shpjegimi: Qeveria shqiptare këto vendime i merr në funksion të një trajnimi të specialistëve të fusha të ndryshme në Gjermani.
Vendimi: Objektivi i vendimit është financimi i studimeve dhe i aktiviteteve teknike për përgatitjen paraprake të projekteve të bashkëpunimit teknik, nëpërmjet kontributit të qeverisë gjermane në vlerën e 1000000 Euro. Projekti do zbatohet nga GIZ (shoqëria gjermane për bashkëpunimin ndërkombëtar).
Shpjegimi: Qeveria shqiptare i ka kushtuar një rëndësi të veçantë thithjes së fondeve për financimin e aktiviteteve teknike.
Vendimi: Për miratimin, në parim, të marrëveshjes së bashkëpunimit ushtarak financiar, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Turqisë e të protokollit të zbatimit të ndihmës financiare, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Turqisë. Marrëveshja e bashkëpunimit ushtarak financiar konsiston në dhurimin, nga pala turke, të një shume prej 2 275 000 Lirave Turke ekuovalente me 1 137 500$, për blerje materiale e pajisje ushtarake, vizita, trajnime e kurse personeli, dhe si kontribut për projektin e modernizimit të Aeroportit të Kuçovës.
Shpjegimi: Qeveria shqiptare vijon thithjen e investimeve turke për modernizimin e ushtrisë. Vendimi një ditë pas takimit të kryeministri Rama me homologun turk Erdogan në Kosovë.
Vendimi: Për miratimin e marrëveshjes së financimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave, të përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Bankës Evropiane të Investimeve, për asistencën teknike për projektin e rrugëve dytësore e lokale nr.2-mbështetje për zbatimin e qëndrueshmërinë. Marrëveshja e financimit ndërmjet Këshillit të Ministrave, të përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe BEI, për shumën 1 250 000 euro, ka për qëllim, mbështetjen nga Fondi i Përbashkët Evropian i Ballkanit Perëndimor, të shërbimeve të konsulencës e asistencës teknike për projektin e rrugëve dytësore dhe lokale nr.2.
Shpjegimi: Qeveria e kryesuar nga Rama ka nisur zhbllokimin e financimeve për projektet e rëndësishme të rrugëve dytësore.
Vendimi: Për mënyrën e organizimit e të funksionimit të Komitetit të Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve. Vendimi përcakton mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të Komitetit të Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve, si një strukturë ndërministrore, që do të shqyrtojë, do analizojë dhe do të propozojë masa të domosdoshme ligjore e administrative për menaxhimin e integruar të mbetjeve.
Shpjegimi: Qeveria, në kuadër të mbajtjes së premtiit elektoral, pas bllokimit të iomortit të plehrave, për menazhimin e mbetjeve ngre një strukturë ndërministrore.
Vendimi: Për miratimin, në parim, të marrëveshjes së grantit nr.TF014761, ndërmjet Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim e Zhvillim (IBRD) e Shoqatës Ndërkombëtare për Zhvillim (IDA) që veprojnë si administratore të fondeve grant të siguruara nga disa donatorë për përgatitjen e projektit të bazuar në rezultate për mirëmbajtjen dhe sigurinë rrugore. Grandi prej 700 000 USD që i japin IBRD dhe IDA qeverisë shqiptare nëpërmjet kësaj marrëveshje do të përdoret për përgatitjen e projektit të Sigurisë dhe Mirëmbajtjes së Rrugëve, për të rritur kapacitetin e Autoritetit Shqiptar të Rrugëve.
Shpjegimi: E majta që në opozitë ka akuzuar qeverisjen e Berishës se s’mirëmban rrugën, e për pasojë aksidentet kanë qënë prezente. Tashmë, po thith fonde për t’i mirëmbajtur ato.
Shkrimi u publikua sot (26.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com