Qeveria plotësoi kërkesat, një grup studentësh protestojnë sërish dhe shtojnë pikën e 9: Të anulohet ligji për Arsimin

Një grup studentësh i janë rikthyer sot protestave pas pushimeve të fundvitit. Organizimi nisi në çdo fakultet nga ora 09:00 deri në 10:00 dhe më pas ata marshuan në këmbë në drejtim të Kryeministrisë, aty ku janë hedhur në shenjë proteste edhe flakadanë, ndërsa qëndruan rreth katër orë me radhë. Protesta ka vijuar paralelisht edhe në Korçë, ndërsa në Elbasan studentët kanë bojkotuar mësimin. Protesta e sotme ishte e para pas tri jave nga ndërprerja për festën e Krishtlindjes dhe Vitit të ri, edhe pse qeveria në datë 30 dhjetor miratoi "Paktin për Universitetin" duke plotësuar një pjesë të mirë të kërkesave të studenteve.

Megjithatë ata insistojnë se kërkesat nuk janë plotësuar. Sot para Kryeministrisë studentët kërkuan shfuqizimin e Ligjit të Arsimit të Lartë, duke shtuar kështu pikën e nëntë e cila nuk ka qenë te 8 kërkesat e famshme të dhjetorit 2018. Ata kërkojnë gjithashtu edhe rritjen e buxhetit të Arsimit në 5% të GDP-së, pikë e cila nuk u plotësua nga qeveria për shkak të pamundësisë ekonomike dhe financiare. Në mbledhjen e qeverisë në prag të fundvitit ekzekutivi miratoi 12 vendime që nga heqja e tarifës së studimeve për studentët në nevojë dhe ekselentët, përgjysmimin për të gjithë studentët e tjerë, bursë shtetërore deri në 100 mijë lekë të vjetra çdo muaj, investimin e 27 mln euro në konvikte si dhe nisjen e punës për kartën e studentit sipas një modeli konkret nga një vend i Bashkimit Europian (Lexo këtu: Dokumenti i plotë i Paktit për Universitetin).  

Asnje nga protagonistët e protestës nuk ka komentuar deri tani në detaje Paktin për Universitetin të miratuar nga Qeveria, ndërsa Partia Demokratike dhe LSI-ja e kanë injoruar duken tentuar tani të marrin drejtimin e protestës studentore.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:12
Studentët mbyllin protestën para Kryeministrisë: Do rikthehemi sërish nesër

Ka zgjatur rreth 4 orë protesta e sotme e një grupi studentësh para Kryeministrisë. Në mbyllje të protestës ata kanë njoftuar vazhdimin e saj ditën e nesërme sërish në orën 11:00 në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit". Studentët e universiteteve publike kanë shtuar sot edhe një pikë të nëntë në kërkesat e tyre. Pika e nëntë është ajo për anulimin e Ligjit të Arsimit të Lartë. Protesta u zhvilluan edhe në Elbasan e Korçë ku studentët bojkotuan mësimin.

Ora 13:34
Gafa e PD, në protestën e studentëve me sloganin e Enver Hoxhës (FOTO)

Mungesa e një memorie historike është bërë shpesh shkaktare për gafa publike në Shqipëri, ashtu si kjo e sotmja. Në protestën e organizuar nga anëtarë të forumeve rinore të opozitës, të kamufluar si studentë, është hedhur në qarkullim një sllogan i ri, i cili për hir të së vërtetës është përdorur edhe pak ditë më parë tek protesta e “Astirit”, “studentët e bashkuar, kanë për të fituar”. I tillë është postimi në rrjetet sociale i kreut të FRPD, Belind Këlliçi.

Ndërkohë, tek “Astiri”, versioni i përdorur ishte “populli i bashkuar, ka për të fituar”./Lexo.al/

Ora 12:15
Një grup studentësh kyçin fakultetet/ Rama: Mbyllja me dhunë e dyerve, fytyra e pengmarrësve të protestës shembullore

Kryeministri Edi Rama ka komentuar mbylljen e dyerve të fakulteteve nga grupi i studentëve që protestuan sot para Kryeministrisë. Rama thotë se kjo është prova se protesta e studentëve është marrë peng. Rama thekson se protesta shembullore e studentëve ka kaluar tashmë në fazën e realizimit të kërkesave.

"Mbyllja me dhunë e dyerve të disa fakulteteve është fytyra kuptimplotë e pengmarrësve të një proteste shembullore, e cila tanimë ka hyrë në fazën e realizimit të kërkesave bazë dhe zhvillimit të një Dialogu të brendshëm për objektivat specifikë të çdo fushe studimesh #MeStudentët"-shkruan Rama në rrjetet sociale.

Ditën e sotme, një grup studentësh mbyllën dyert e disa fakulteteve në vend dhe kanë protestuar para kryeministrisë. (Lexo këtu)

Ora 12:03
Protesta, studentët hedhin flakadanë përpara Kryeministrisë

Studentët të cilët po protestojnë përpara Kryeministrisë, kanë hedhur së fundmi flakadanë. Ata vijojnë të shfaqin të njëjtin qëndrim përkundrejt qeverisë, duke u shprehur se kërkesat e tyre nuk janë plotësuar ashtu sikurse thuhet nga ana e qeverisë. 

Studentët duke hedhur flakadanë përpara Kryeministrisë 
Ora 11:32
Studentët vijojnë protestën para Kryeministrisë: Të shfuqizohet Ligji i Arsimit të Lartë (VIDEO)

Pas përmbushjes së pjesës më të madhe të kërkesave nga Qeveria, studentët kërkojnë sot shfuqizimin e Ligjit të Arsimit të Lartë. Kërkesa është bërë gjatë protestës së sotme para Kryeministrisë. Ata kërkojnë gjithashtu edhe rritjen e buxhetit të Arsimit në 5% të GDP-së.

Ora 10:38
Një grup studentësh vijojnë protestën, parulla bojkot në disa universitete (FOTO)
Ora 10:29
Protesta në Elbasan/ Një grup studentësh të Universitetit 'Aleksandër Xhuvani' bojkotojnë mësimin

Një grup studentësh të Universitetit të Elbasanit "Aleksandër Xhuvani" janë organizuar paralelisht me ato të Tiranës dhe të Korcës për të vazhduar protestën e nisur vitin e kaluar, duke bojkotuar mësimin. Ndërkohë që, pjesa më e madhe e tyre raportohet se i është rikthyer auditorëve. 

Ora 10:14
Protesta, një grup studentësh në Korçë bojkotojnë mësimin (VIDEO)

Procesi mësimor është bojkotuar edhe nga studentët e Universitetit "Fan Noli" të Korçës. Një grup studentësh të Fakultetit të Ekonomisë janë grumbulluar tek korpusi universitar. Duket se as moti me temperatura të ulëta nuk i ka ndaluar të vijojnë protestën pas tri javësh ndërprerje. Pavarësisht se qeveria miratoi 12 vendime në mbledhjen e fundit të vitit të kaluar, këta studentë janë shprehur se nuk do t'u kthehen auditorëve, pasi sipas tyre kërkesat janë plotësuar pjesërisht.

Një grup studentësh të Fakultetit të Ekonomisë në Korçë, përpara korpusit universitar 
Ora 10:05
Protesta e studentëve, Universiteti Politeknik i Tiranës mbulohet nga banderola gjigante

Studentët edhe në protestën e sotme janë shfaqur me një sërë pankartash nëpër duar, por ajo që ka tërhequr më së shumti vëmendjen ka qenë një banderolë e përmasave të mëdha, e vendosur përpara Universitetit Politeknik të Tiranës. Sikurse shihet, në të shkruhet: Rroftë rinia e lirë. Fundi i Katovicës, sot vendosim ne! Por krahas shkrimit, interesante në të është pikërisht mënyra vizuale groteske përmes së cilës kanë trajtuar nevojën për të vendosur në sitën e Vettingut edhe pedagogët e dekanët.

Ora 10:05
I njëjti person që gozhdoi Politeknikun, lidh me zinxhirë derën e Juridikut (VIDEO)

Në këtë video të siguruar nga Report Tv duket se është i njëjti student i cili gozhdoi derën e Politeknikut, ndërsa më pas lidh me zinxhirë edhe derën e Fakultetit Juridik. Gjesti i tij është përshëndetur nga ish-kryeministri Sali Berisha por edhe nga kreu i FRPD-së Belind Këlliçi. Dyshohet se ai është militant i FRPD-së.

Ora 09:59
Protesta, studentët nisin marshimin nga Rruga e Elbasanit drejt Kryeministrisë (VIDEO)

Një grup studentësh kanë nisur marshimin nga Fakulteti Filologjik dhe ai Ekonomik, në drejtim të Kryeministrisë ku do të zhvillohet protesta e paralajmëruar për në orën 11:00. 

Ora 09:53
Studentët gozhdojnë derën e Politeknikut dhe i vënë zinxhirët Juridikut, parulla 'Bojkot' te Inxhinieria (VIDEO-FOTO)

Studentët kanë zgjedhur sot një formë ndryshe të protestës, përveç grumbullimit në rrugë. Te Universiteti i Politeknikut ata kanë gozhduar derën, te Juridiku e kanë lidhur derën me zinxhirë, ndërsa te Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit kanë vendosur një banderolë me fjalën "Bojkot". Studentët kanë paralajmëruar se nuk do të bëjnë kompromis dhe se do të kërkojnë plotësimin e kërkesave të tyre. Sipas studentëve, drafti për universitetin nuk është i plotë dhe i saktë, ndaj edhe protestat do të vazhdojnë.

Një student duke lidhur portën e Juridikut dhe gozhduar derën e Universitetit Politeknik / Parulla te Inxhinieria

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kola: 07/01/2019 14:46

    Protesta ishte nje gje shume e bukur ne fillim. Ishte si PD kur u formua ne 1990. Por pastaj kjo proteste ashtu si dhe PD ne vite u trasformua. Kjo proteste kishte mbeshtetjen e cdo Shqiptari sa ishte e ndershme. Po ajo tani eshte bere shume e shemtuar. Aty po futen partite dhe vetem student te pavarur nuk ka me aty. Na genjyet ne , po dhe shoket tuaj qe dolen per vete dhe jo per te zgjidhur hallet e opozites.

    Përgjigju
  • Roza: 07/01/2019 13:34

    Dmth kerkesat qe kerkonin ishin mashtrim. Keta shpellare nuk duan dije e area in, le te rrine ne rruge, le te ngelin ne klase. Kush I lejon keta rrugecer te gozhdojne pronen e perbashket. Kur nuk duan shkollen, perse ja u prishin atyre qe e duan? Ikni nga keni ardhur se nuk ditkeni dhe nuk doni demokraci, por doni shkaterrim e mjergull.

    Përgjigju
  • tini: 07/01/2019 12:31

    ketij gomarit qe myll dyert,ti thot dikush qe nuk eshte kasollja e dhive,aty mesohet qe te behet dallimi i njerzve nga kafshet si pua e ketij

    Përgjigju
  • Gazmir: 07/01/2019 12:29

    Ky qe kozhdon dyret sikur ta kishte pasurin e plakut i kujt esht i lules apo i mons sa turp

    Përgjigju
  • TOni: 07/01/2019 12:11

    u mesuan keq me pushime keta,pika 10 ne shkoll te larte te shtohet lenda e abetares

    Përgjigju
  • Toni: 07/01/2019 11:36

    Kerkesa e re e studenteve do jete te dalin ne pension pa punuar asnje dite! Gjithe populli shqiptar duhet te sakrifikohet qe “truri” I Shqiperise te mos lodhet duke punuar apo menduar! Nuk dialogoj,nuk degjoj,nuk mendoj dhe nuk PUNOJ! Keto parrulla duhet te shpalosen tek protesta!

    Përgjigju
  • Arbër: 07/01/2019 11:15

    Ky që gozhdon nuk proteston, por shkatërron pronën shoqërore ky është i paguar!!!

    Përgjigju
    • Gazmir: 07/01/2019 12:55

      Vetëm ky ësht i paguar?

  • xreport: 07/01/2019 10:11

    uuuuui ta kidha ketu ne dhome kete katunarin qe lidh ca i kisha boooi ohhhh

    Përgjigju
    • Maks: 07/01/2019 11:40

      Shkoni studjoni sepss ato qe kerkoni vetem komunizmi i jepte tani jemi ne kapitalizem kush vete ne universitet duhet te paguaj nuk kam un kusur qe taksat qe me merren mua te beni ju qejf neper disko

  • Pointer: 07/01/2019 09:49

    Genjeshtare te paguar nga qeveria,

    Përgjigju
    • Toni: 07/01/2019 12:11

      Rrot injoranti i paguar nga shpellaristet...

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Aksident në Fushë Milot, 38 vjeçari me makinë përplaset me 2 mjete! Tre pasagjerët e njërës prej tyre përfundojnë në spital

Aksident në Fushë Milot, 38 vjeçari me makinë përplaset me 2 mjete! Tre pasagjerët e njërës prej tyre përfundojnë në spital