Qeveria pro-perëndimore e Polonisë ka thënë të mërkurën se i ka shkarkuar zyrtarët e medias publike, e cila është konsideruar gjerësisht si zëdhënëse e qeverisë, gjatë kohës sa kanë qenë në pushtet popullistët e krahut të djathtë.
Udhëheqësi dhe bordi i televizionit publik, i radios dhe agjencisë së lajmeve, janë shkarkuar, ka thënë Ministria polake e Kulturës, në një deklaratë, duke cituar nevojën për rikthim të paanshmërisë së këtyre platformave.
Media publike, sa ka qenë në pushtet partia, Ligji dhe Drejtësia, është akuzuar vazhdimisht për raportim paragjykues, për transmetim të propagandës qeveritare dhe sulme verbale ndaj opozitës.
Koalicioni i ri qeverisës në Varshavë, e ka miratuar të martën një rezolutë, që bën thirrje për rikthim të “paanësisë dhe besueshmërisë së medias publike”.
Votimi i ka shtyrë ligjvënësit e partisë Ligji dhe Drejtësia që të organizojnë një protestë në ndërtesën e televizionit, dhe pjesëtarë të partisë kanë bërë fotografi me punëtoret e televizionit. Një ish-ministër i Kulturës në qeverinë parapake, ka thënë se vendimi i pushtetit të ri është “ilegal”.
“Ky është qartazi sulm në median e lirë, është shkelje e ligjit”, ka thënë Piotr Glinski për agjencinë e lajmeve AFP.
Qeveria parapake është kritikuar shpesh nga opozita për kufizim të lirisë së shprehjes.
Vëzhguesit globalë të mediave, përfshirë Reporterët pa Kufij, patën thënë më 2020 se “diskursi partiak dhe gjuha e urrejtjes vërehen ende në mediat e shtetit të Polonisë, të cilat janë transformuar në zëdhënëse të propagandës qeveritare”./ REL
S.S/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?
-
Po
42.7%
-
Jo
49.3%
-
Jam i/e dyzuar
8%
Vota total: 2287
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dita Ndërkombëtare e Holokaustit, Hasani: Nuk do të harrojmë, të mësojmë nga historia! Të përballemi me antisemitizmin në rritje, humanizëm dhe paqe
27 Janar, 09:10
-
Plan rus për bomba në avionë? Çfarë duhet të dini rreth akuzave të Polonisë
16 Janar, 13:07
-
Polonia akuzon Rusinë se po planifikon akte terroriste kundër linjave ajrore në mbarë botën
15 Janar, 22:35
-
Ministri gjerman i Mbrojtjes: Aleatët e mëdhej europianë do të zbatojnë me shpejtësi objektivat e reja të NATO-s
14 Janar, 09:32
-
Orban nuk ftohet në ceremoninë e inaugurimit të Presidencës polake të BE-së
3 Janar, 14:02
-
Polonia synon avancimin e procesit të zgjerimit gjatë kryesimit të BE-së
1 Janar, 09:27
-
Bazë e re ushtarake e SHBA-së në Poloni! Sistemi i ri për mbrojtjen nga raketat përforcon krahun lindor të NATO-s
21 Dhjetor 2024, 18:42
-
Polonia regjistron më shumë migrantë në kufi me Bjellorusinë
19 Dhjetor 2024, 16:49
-
Ministri i Jashtëm Hasani pret homologun nga Polonia: Zgjerimi i BE, prioritet edhe i presidencës polake
19 Dhjetor 2024, 16:07
-
Vlorë/ Goditet grupi kriminal ukrainas, rekrutonin shpërndarës droge në vendet e BE-së! 4 të arrestuar, 1 në kërkim
13 Dhjetor 2024, 09:58
-
40 mijë trupa të NATO-s në Ukrainë, zbulohet plani francez dhe polak për luftën
12 Dhjetor 2024, 17:15
-
Shqipëria, ndër vendet më obeze të Europës, më elegantët italianët
12 Dhjetor 2024, 10:56