Qeveria ‘Rama 3’, Kadilli: Lëvizjet e Ramës, frikë nga Reforma në Drejtësi

Qeveria ‘Rama 3’, Kadilli: Lëvizjet e Ramës, frikë nga Reforma në Drejtësi

Fatbardh Kadilli ka komentuar qeverinë “Rama 3” duke i konsideruar lëvizjet e kryeministrit si një mënyrë që të mos prekeshin nga reforma në drejtësi. Duke i cilësuar si lëvizje të pakuptimta në PS, Kadilli shkruan se shqiptarët duan të shohin drejtësinë të veprojnë dhe se kjo reformë duhet mbështetur dhe jo paragjykuar.

“Reforma në Drejtësi është frika e vetme që fshihet pas ndryshimeve të Qeverisë Rama 3 dhe lëvizjeve të pakuptimta në PS.

Shqiptarët kanë pritur gjatë, shumë gjatë për të parë drejtësi.

Kjo reformë nuk duhet vetëm të trembë. Duhet të veprojë, duhet mbështetur dhe jo paragjykuar dhe aq më pak, nuk duhet përqeshur.

Reforma dhe organet ligjzbatuese duhet të veprojnë shpejtë, me forcë dhe me drejtësi. Vetëm kjo i kthen dinjitet shqiptarëve të ndershëm që shpresojnë se liria funksionon, që shpresojnë se demokracia u shërben atyre dhe jo padronëve politikë dhe as klientëve të politikës në biznes, në media, apo në thellësitë e krimit”, shkruan Kadilli.

Lëvizjet në qeveri vetë kryeministri Rama i cilësoi si të nevojshme duke menduar ministrinë dhe figurën që do i përshtatej më mirë për ecjen e projekteve dhe jo anasjelltas duke menduar personin dhe se ku mund ta përshtaste atë. Rama tha se asnjë nga ministrat e zgjedhur nuk e ka ditur që do emëroheshin deri kur iu lexua emri në Asamblenë e Përgjithshme të PS.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë