Ndërtuesit kërkojnë rishikimin e çmimeve të referencës! Rama u mbyll gojën: I shisni me 2 mijë euro e i deklaroni me 850?! Nuk mund të gënjeni shtetin pa mbarim, STOP

Në një takim të mbajtur sot paradite me përfaqësuesit e sipërmarrjeve mbi nismën e re për rishikimin e procedurave administrative të biznesit, ndërtuesit kërkuan që të rishikohet çmimi i referencës me 40% që hyri në fuqi në mes të këtij viti por dhe  taksa e kontributit social 3 %. 

"Nuk mund të bëhen ndërhyrje të tjera në mesin e vitit fiskal se nuk është llogaritur. Jemi të penalizuar sa i takon kontributit 3% që vetëm ndërtuesi i Tiranës e paguan në Shqipëri. Deri në 2022 ka paguar nga biznesi 100 mln euro për të pastrehët' u shpreh Erjon Harizi nga Shoqata e Ndertuesve të Shqipërisë. 

Kryeministri Rama u shpreh kategorikisht kundër kur tha se procedura nuk do të ndryshohet dhe as çmimi i referencës duke i kujtuar ndërtuesve se shesin apartamente me çmime më të larta nga sa deklarohen.

" Çfarë nuk kishit parashikuar ju, që shteti do ju thoshte që nuk mund të vazhdoni të deklaroni shitje shumë nën faktin, këtë nuk kishit parashikuar?! Kishit përgatitur një plan biznesi që do të gënjenit shtetin pa mbarim, dhe do të shisnit apartamente me 2 mijë euro dhe do i deklaronit të shitura me 850 euro? Këtë nuk e kishit parashikuar? Në plan biznesi e kishit edhe evazionin?

Nuk kishit parashikuar që shteti do të vinte momenti e të thoshte STOP!  Që ju të shisni apartamente me 2 mijë – 3 mijë – 4mijë – 5 mijë euro, të shisni hapësira biznesi me 6 mijë euro – 7 - 8 mijë euro e të deklaroni atje çmime që janë larg së vërtetës nuk mund të vazhdojë. Çmimet e referencës, nuk janë vënë në mënyrë arbitrare, por në bazë të tregut.

Çoni letër e kërkoni që shteti të mos marrë atë që u takon për njerëzit. Thoni pse shteti na kap mes vitit duke gënjyer pse nuk na lë të gënjejmë deri në fund të vitit. Se ne jemi mësuar kështu të gënjejmë.  Kjo nuk mund të ndodhi.  Unë e di që gënjeni nga halli por vjen një moment që shtyhet më tutje kufiri dhe kështu harmonizojmë interesat më mirë. Edhe me këto referenca ju përsëri fitoni jo pak se ne e dimë tjua bëjmë llogaritë se kemi gjithë atë ministri financash"Mos i hyni kësaj" tha Rama.

Edhe sa i takon taksës 3% të kontributit social që japin ndërtuesit do të parashikohet një ndryshim. Rama tha se po diskutohet që ndërtuesit të japin hapësira prej 3% aty ku ndërtojnë dhe jo në zonat ku duan ata.

"Unë medoj që Bashkia Tiranë nuk duhet t’ju tolerojë, që t’i jepni në vend tjetër, një herë si fillim. Ky është diskutim që e kam bërë me bashkinë e Tiranës. Ju duhet t’i jepni ato 3% në vendin ku ndërtoni.  Se ca njerëz do jetojnë në qendër dhe ca të tjerë që i ka pjellë lopa dhe do rrinë në fund të botës që të kenë afër delet. Kjo nuk është e drejtë. Do ta shikojmë dhe këtë. 3% të jepet aty ku ju ndërtoni, aq sa i takon njerëzve në Tiranë të cilët duhet të përfitojnë nga ato programe" tha Rama.

Shënim: Debatin e plotë e gjeni tek zhvillimet

Rama lajmëroi se duke nisur nga viti i ardhshëm do të jetë dhe taksimi i hoteleve me çmimin e referencës.

"Kështu që edhe hotelet duhet të përgatiten që vitin e ardhshëm do kenë referencë, patjetër. Gjithë hotelet do kenë një çmim reference. Unë dua kaq, pastaj të tjerat merri, t’i gëzosh, po kaq ti do t’ia japësh shtetit, se nuk ka mundësi"

Kryeministri Rama tha se po punohet me inteligjencën artificiale për të shkurtuar burokracitë dhe premtoi se brenda këtij mandati prokurimet publike do të jenë të reformuar. 

Janë 1300 kërkesa që miratohen në vit për dhënien e licencave. Bizneseve do u shpërndahet një pyetësor dhe më pas do të krijohen grupe teknike ku të mund të diskutohet derregullimi dhe elementë të tjerë që e shqetësojnë biznesin. Afati për lëshimin e vlerësimit të ndikimit mjedisor do të jetë 30 ditë dhe ndryshe nga më parë ku kërkoheshin 17 dokumente sot do të kërkohen 8 dokumente.

Lajmi po përditësohet...

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:35
'Ca jetojnë në qendër e ata që i ka pjellë lopa në fund të botës' Rama paralajmëron ndërtuesit: 3% do e jepni aty ku ndërtoni, jo ku doni ju

Edhe sa i takon taksës 3% të kontributit social që japin ndërtuesit do të parashikohet një ndryshim. Rama tha se  po diskutohet që ndërtuesit të japin hapësira prej 3% aty ku ndërtojnë dhe jo në zonat ku duan ata.

"Mos i hyni kësaj. Janë mbledhur 100 mln në Tiranë, nga i dilni këto llogari. Mos i hyni më kësaj janë mbledhur 100 milionë për socialet në Tiranë. Nga i nxirrni këto llogari? Unë medoj që Bashkia Tiranë nuk duhet t’ju tolerojë, që t’i jepni në vend tjetër, një herë si fillim. Ky është diskutim që e kam bërë me bashkinë e Tiranës. Ju duhet t’i jepni ato 3% në vendin ku ndërtoni.  Se ca njerëz do jetojnë në qendër dhe ca të tjerë që i ka pjellë lopa dhe do rrinë në fund të botës që të kenë afër delet. Kjo nuk është e drejtë. Do ta shikojmë dhe këtë. 3% të jepet aty ku ju ndërtoni, aq sa i takon njerëzve në Tiranë të cilët duhet të përfitojnë nga ato programe. Thashë se do të thonit pse nuk na e merrni 3% tek Blloku por na e kërkoni tek Astiri. Ju thoni, fare. Kjo nuk diskutohet. Jemi për procedurat këtu jo për taksat" tha Rama.

Ora 11:25
Kreu i Konfindustrisë: Veç cilësisë së keqe, qytetarët po vidhen te karburantet

1696328972_1696323706foto.jpg

Gjergj Buxhuku, administratori i Konfindustrisë, gjatë takimit me kryeministrin Edi Rama teksa po diskutoheshin sugjerimet për përmirësimin e klimës së biznesit, ngriti disa shqetësime.

Mes të tjerash, Buxhuku tha se, Konfindustria ka vërejtur vjedhje të produkteve të hidrokarbureve, naftë, benzinë dhe gaz nga pikat e karburantit. Ai tha se qytetarët veçse marrin hidrokarbure të cilësisë së keqe, paguajnë më shumë sesa marrin.

“Unë kam disa shqetësime. Kemi një problematikë të madhe për ndërtimin e paneleve diellore nga industritë. Është kufizim i madh me VKM-në për 0.5 megavat. Unë mendoj se është procedurë penguese, u ngrit para një viti. Mendoj që një pengesë e tillë mund të tejkalohet. Është një bllokim nga mendtë, jo nga  mundësitë. Shqetësimi i dytë edhe nga pikëpamja etike duhet luftuar, është problemi metrologjinë e karburanteve. Kemi pasur shqetësime nga bizneset. Kemi vjedhje të mëdha në shitje me pakicë. Në produktet naftë dhe benzinë, ka vjedhje. Veç cilësisë së keqe të karburanteve, qytetarët paguajnë më shumë sesa deklarohet. Shqetësues është fakti që kjo ka ardhur pas kalimit me koncesion të shërbimit. Nuk jemi në fazën t’i kthehemi problematikës së vjedhjes me kandar. Duhet të ketë barazi dhe konkurrencë.”-tha Buxhuku.

Ora 11:04
DEBATI I PLOTE/ Ndërtuesit kërkojnë rishikim e çmimit të referencës dhe taksës 3%, Rama kundërshton kategorikisht: Nuk mund të gënjeni shtetin pa mbarim, STOP!

Ndërtuesit kërkojnë që të rishikohet taksa e strehimit social prej 3 % si dhe rishikimin e VKM për rritjen e çmimit të referencës në masën 40%. Por kjo ka hasur në kundërshtimin kategorik të kryeministrit Rama.

Në emër të ndërtuesve foli Erjon Harizi nga Shoqata e Ndertuesve te Shqiperise. 

Debati i plotë mes ndërtuesit dhe kryeministrit Rama në takimin e mbajtur sot paradite me përfaqësuesit e sipërmarrjeve mbi nismën e re për rishikimin tërësor të procedurave administrative të biznesit.

Ndërtuesi Erjon Harizi: Rritja e çmimit të referencës në masën 40% që jep pasoja në taksën e ndikimit në infrastrukturë dhe zinxhirin e taksave të bashkië së Tiranës ka rritur taksën e ndërtimit në 40% të kostos vetë në qytetin e Tiranës.

Nuk mund të bëhen ndërhyrje të tjera në mesin e vitit fiskal se nuk është llogaritur. VKM e këtij viti na ka kapur të papërgatitur dhe pothuajse e kemi të pamundur të mbarojmë biznesplanin tonë”

Jemi të penalizuar sa i takon kontributit 3% që vetëm ndërtuesi i Tiranës e paguan në Shqipëri. Deri në 2022 ka paguar nga biznesi 100 mln euro për të pastrehët. Kjo taksë që ka qenë e përkohshme duhet të shfuqizohet,  nuk mund të jetë kjo taksë e pafund dhe të rëndojë vetëm në sektorin e ndërtimit.

Edi Rama: Çfarë nuk kishit parashikuar ju, që shteti do ju thoshte që nuk mund të vazhdoni të deklaroni shitje shumë nën faktin, këtë nuk kishit parashikuar?! Kishit përgatitur një plan biznesi që do të gënjenit shtetin pa mbarim, dhe do të shisnit apartamente me 2 mijë euro dhe do i deklaronit të shitura me 850 euro? Këtë nuk e kishit parashikuar? Në plan biznesi e kishit edhe evazionin?

Nuk kishit parashikuar që shteti do të vinte momenti e të thoshte STOP! Ju ndërtoni bëni shumë mirë që e bëni por paralelisht bashkitë duhet të ndërtojnë infrastrukturën, rindërtojnë të gjithë hapësirat rreth e rrotull që nuk merrni përsipër të bëni gjë duke nisur nga Tirana. Që ju të shisni apartamente me 2 mijë – 3 mijë – 4mijë – 5 mijë euro, të shisni hapësira biznesi me 6 mijë euro – 7 - 8 mijë euro e të deklaroni atje çmime që janë larg së vërtetës nuk mund të vazhdojë. Çmimet e referencës, nuk janë vënë në mënyrë arbitrare, por në bazë të tregut.

Nuk është e vështirë të marrësh vesh sa shitet një metër katror tek Blloku dhe tek Liqeni. Është bërë një studim i thjeshtë i tregut, janë marrë çmimet reale dhe ju është vënë detyrimi që ju duhet të përgjigjeni. Çfarë nuk keni parashikuar?! Sa doni të fitoni në këtë histori?! Është e drejta juaj të fitoni sa më shumë. Kini parasysh se nuk e dëgjojmë më fare. Nuk është akoma maksimumi që duhej të vendosur. Është bërë një kohë e gjatë që është qëndruar në çmime të vjetra ndërkohë që çmimet rriten çdo javë.Është rritje që do të përfitojnë të gjithë jo vetëm ju.

Të duket shumë kontributi social 3% për çdo ndërtim?! E ke gabim. Në New York nuk ndërton dot një godinë ku të shesësh të gjithë apartamentet se nuk të lë. Të thotë kaq do shesësh dhe kaq përqind do të japësh me qira. Të detyron dhe sa duhet të lësh me qira.

Askush nuk ju detyron të ndërtoni me zor. Ndërtoni se ka interes dhe fitoni shumë dhe bravo ju qoftë. Mos hajdeni këtu të bëni si shtresë në nevojë. Ne flasim këtu për procedura ju më thoni ju kemi çuar letër. E pastaj. Çoni letër e kërkoni që shteti të mos marrë atë që u takon për njerëzit. Thoni pse shteti na kap mes vitit duke gënjyer pse nuk na lë të gënjejmë deri në fund të vitit. Kjo nuk mund të ndodhë. E di që gënjeni nga halli por vjen një moment ku shtyhet më tutje kufiri.

Edhe me këto referenca ju përsëri fitoni jo pak se ne e dimë tjua bëjmë llogaritë se kemi gjithë atë ministri financash që merret me këtë punë.

Kryeministri Edi Rama: Jo!

Ndërtuesi, Erjon Harizi: Me Kushtetutë e ka Republika e Shqipërisë të merret me të pastrehët jo ndërtuesi. Ju me një VKM ja keni kaluar këtë barrë ndërtuesit.

Kryeministri Edi Rama: Republika e Shqipërisë duhet të merret me të pastrehët, ndërtuesit duhet të merren vetëm me strehimin me çmime të kripura. Po ju në cilën republikë jetoni? Edhe duhet t’i themi kompanive të kujt?

Ndërtuesi: Çdo aktivitet ekonomik duhet të kontribuojë?

Kryeministri Edi Rama: Edhe këta të turizmit duhet të kontribuojnë dhe për të pastrehët? Të japin një kat për të pastrehët në hotel?

Ndërtuesi: Po të dyfishosh taksën e ndërtimit në mes të vitit fiskal është normale?

Kryeministri Edi Rama: Të lutem mos ta zgjasim…

Ndërtuesi: Nuk kundërshtojmë çmimin e referencës, kundërshtojmë dyfishimin e taksave në mes të vitit.

Kryeministri Edi Rama: Ju e paguani dhe merrni lejen.

Ndërtuesi: Po themi kemi filluar një procedurë leje në Janar. Leja zgjat 6 muaj. 8% që ne paguajmë në 1 Gusht është i papërgatitur nga ne ta paguajmë dyfish.

Kryeministri Edi Rama: Po mirë përgatitu për vitin tjetër s’ka problem. Mos e filloni ndërtimin tani, fillojeni vitin tjetër.

Ndërtuesi: Po digjet leja.

Kryeministri Edi Rama: S’ka problem, bëjeni prapë aplikimin, rëndësi ka që keni pronat. Taksa i referohet pikërisht vlerës. Bëhet mbi vlerën. Dhe mbi atë bazë secili e paguan kur fillon punën.

Ora 10:49
Nga 2024 edhe hotelet do të taksohen në bazë të çmimit të referencës, Rama: Synojmë të kapim 10 milionë për këtë vit

 

Vitin e ardhshëm edhe hotelet do të taksohen në bazë të çmimit të referencës. E deklaroi kryemistri Edi Rama në diskutimin e hapur me përfaqësues të biznesve në një diskutim të hapur mbi lehtësimin dhe përmirësimin e klimës së biznesit me temë “Derregullimi dhe klima e biznesit” 

Kështu që edhe hotelet duhet të përgatiten që vitin e ardhshëm do kenë referencë, patjetër. Gjithë hotelet do kenë një çmim reference. Unë dua kaq, pastaj të tjerat merri, t’i gëzosh, po kaq ti do t’ia japësh shtetit, se nuk ka mundësi.

Ne kemi 1.1 milion turistë në shtator. Shifra zyrtare që e mora sot në mëngjes. 1.1 milion turistë në shtator dhe nëse dhjetori do të jetë në këtë trend, ne mund të kapim 10 milion turistë këtë vit, po me siguri do të kalojmë 9, varet nga dhjetori, si do të jetë dhjetori."

"Kështu që si për shitjen e apartamenteve, si për shitjen e dhomave nëpër hotele, nuk shohim asnjë rrugë tjetër përveç se t’ju themi bazuar te tregu dhe te sondazhet e Drejtorisë së Tatimeve, që jo, ne nuk e pranojmë që t’iu marrim juve TVSH-në 6% për këtë shifër që na jepni ju. Ne do tua marrim TVSH-në 6% për këtë shifër që e thotë tregu dhe kaq dhe ju do të na i jepni se nuk po e marrim ta çojmë në shtëpi, po e marrim për të vazhduar të investojmë dhe për të përmirësuar shumë nga hallkat që turizmi ka nevojë t’ia përmirësojë shteti"

Po studiohet dhe tregu i Airbnb

"Tani si ta shpjegojmë ne, përtej Airbnb që është një tjetër hapësirë e pakontrolluar për shkak se me Airbnb duhet të bëjmë një marrëveshje. Airbnb gjithmonë iu krijon probleme qeverive për të dhënë ato të dhënat, por edhe për shkak se ne duke e parë këtë si fenomen të ri dhe duke kuptuar që ky është një tjetër burim i rëndësishëm për familjet që japin apartamentet me qira, nuk kemi dashur të hyjmë në taksimin e këtyre. Po si ta shpjegojmë ne që kur shohim shifrat e turistëve dhe shohim të ardhurat nga hotelet, nuk korrespondojnë të dyja gjërat. Të ardhurat e deklaruara, nuk korrespondojnë. Tani këto janë gjëra të thjeshta" 

Ora 10:33
Rama: Brenda këtij mandati, sistem të revolucionarizuar të prokurimeve publike! Do rritet transparenca

 

Brenda këtij mandati do të kemi një sistem te revolucionarizuar të prokurimeve publike, bëri me dije kryeministri Edi Rama gjatë një diskutimi me sipërmarrjen për një rishikim tërësor të procedurave administrative të biznesit dhe shkurtim të hallkave burokratike e përmirësim të mëtejshëm të klimës së biznesit.

Kreu i qeverisë tha se për dhënien e prokurimeve publike do të ketë shumë më tepër komponentë teknologjikë dhe më pak njerëzor me qëllim që të jenë sa më sa më transparente dhe të drejta në të gjitha nivelet.

'Sot në këtë fazë duke pasur parasysh se tani janë bërë disa vite që është ecur para mbi bazën e një lehtësimi të bërë më parë është koha për të riparë të gjitha proceset dhe për të bërë një lehtësim tjetër. Në fund të ditës është një punë që bëhet për sipërmarrjen dhe lehtësinë e të bëri biznes në Shqipëri. Kontributi juaj është jo vetëm i mirëseradhur por është i domosdoshëm, i pazëvendësueshëm. Ministrja do të bëj paralelisht dhe takime specifike edhe intervista atë aktorëve të caktuar në çdo sektor që të marrë mbrapsht sa më shumë informacion dhe sugjerime praktike.

Brenda këtij mandati do të kemi një sistem te revolucinarizuar të prokurimeve publike me shumë më tepër komponentë teknologjikë dhe më pak njerëzor me qëllim që të jenë sa më transparente dhe të drejta në të gjitha nivelet. Një kompani SHA do të bëjë gjithë procesin e blerjeve të përqendruara çka deri më sot e bërë agjencia e blerjeve të përqendruar në MB, kjo do të jetë një shoqëri publike që do të krijojë shumë më tepër akses. Në interes publik dhe të gjithë operatorëve.’- tha Rama.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 04/10/2023 04:17

    Rama kerkon qe ai 3 % per ban.soc.t'i marre shteti aty ku ndertohet dhe jo aty ku duan ndertuesit! E drejte,por dhe e bukur kjo deklarate.Imagjinoni tani sikur Shkelzeni,apo Enca te kene apartament ne nje nga kullat qe po ndertohen ne qender dhe per komshi,fale 3 % qe kerkon shteti, te kene nje xhaxho pensionist qe si del as pensioni per te mbyllur muajin!!

    Përgjigju
  • Maksi: 04/10/2023 02:16

    Te cudit apo jo kryedallkauku yne! I shisni 2000 e shkruani 850 u drejtohet publikisht ndertueseve. Zot na ruj nga budallai. Nese eshte e vertete, kryedallkauku nuk flet si pyke mes pykave e pykeshave. Ka organe shteti qe merren me keto pune dhe specifikisht me evazionin fiskal por edhe parandalimin e pastrimit te parave. Nese i di e nuk ka vepruar, shperdoron detyren. Nese ia fut kot te dal ku te dal prape shperdorim detyre. Ore per te lozur mendja me keta, ne tre fjali evidento 10 vepra penale dhe krime kryedallkauku!

    Përgjigju
  • Genti: 03/10/2023 18:51

    Po ankohen keto ndërtuesit, përfituesit dhe xhambazet e shtetit, por mir bejne kur i favorizon shteti normal qe ankohen,

    Përgjigju
  • Mergimtari: 03/10/2023 15:55

    Perpara cdo gjeje K/ministri dhe Ministria e financave,duhet te rise efikasitetin epunes te zyrave teTaim-Taksave.Vertet eshte pare evazioni fiskal i ndertuesve,hoteleve e te tjera,pormos haroni abuzimin me cmimet e ushqimeve.Ne shume artikuj ushqimore(te "shportes")apo perimeve ka artikuj qe ua kalojne dhe vendeve perendimore.Frutat,peshku e shume te tjera jane "molle e ndaluar"per pensionistet por edhe per nje mase te madhe qytetaresh.

    Përgjigju
  • Ndergjegja: 03/10/2023 15:25

    Ka nje kenge te vjeter Tirona: Un me një kumbull,ti me një kumbull/Xhamadoni me një sumull.....

    Përgjigju
  • Piro: 03/10/2023 13:33

    Raportet financiare shtet- ndertim qendrojne dhe duhet ndryshuar me kohen. Po distanca mes pallateve, mungesa e hapsirave argetuese neper blloqe apo lartesite ku pallatet i bejne hije njeri tjetrit si do u behet. Ndertusi shet dhe merr leket, qeveria taksen kurse banusi nis vujtjet. Po ndertohen qendra banimi qe pas ca kohesh do behen te pabanushme. Do ndodh si me vilat neper fushat e myzeqese, qe kane ngelur te braktisura.

    Përgjigju
  • Rina: 03/10/2023 13:00

    Fale numrit te larte te turisteve do te kemi mundesi te shtojme investimet ne vendin tone

    Përgjigju
  • Ela: 03/10/2023 12:56

    Jemi te sigurt qe numri i turisteve do te jete ne rritje

    Përgjigju
  • Klea: 03/10/2023 12:50

    Qeveria po i mban ne kontroll keto biznese duke mos i lejuar qe te perdorin pushtetin vetem per interesat e tyre

    Përgjigju
  • ola: 03/10/2023 12:49

    ska me korrupsion e vjedhje.vetemmkeshtu ecet perpara

    Përgjigju
    • alo: 03/10/2023 14:43

      pirdh o ola pirdh rriten cmimet se rriten taksat sipas oreksit te bashkise dhe qeverise. ata qe do blejne shpi do ta hane sepse ndertuesi do ta marre fitimin e vete

  • lule: 03/10/2023 12:48

    me keto ritme shqiperia ecen perpara,respekte per kryeministrin

    Përgjigju
  • Ema: 03/10/2023 12:48

    Bizneset kane abuzuar per shume kohe me cmimet por tani esht koha qe kjo gje te ndryshoje

    Përgjigju
  • Shaban: 03/10/2023 12:32

    nese i shesin me 2000 dhe i deklarojne me 850, atehere futini ne burg se evazioni fiskal eshte vjedhje.

    Përgjigju
  • minushe: 03/10/2023 12:23

    me shume vonese i ben z.rama keto gjera, i la ndertuesit te majmen dhe tani gjoja duhet te paguajne ...me kollaj blen shtepi ne vjene se me keto cmimet e ketyre mashtruesve ndertues...ketu qe bejn apart luksoze, sduan te paguajne shtetit , i shesin sa frengu pulen, infrastrukturen rreth e qark per ibret pa ndicime dhe gjelberimin perkates dhe njerezitzhyten neper kredira ..se duan te jetojne nje jete TURP

    Përgjigju
  • vali: 03/10/2023 12:02

    Rama ka te drejte po ti qendrojme strikt kontekstit per te cilin po diskutohet. Por e diskutuar ne nje plan me te gjere- nese parimi i tregut eshte kerkese-oferte kjo rritje e kerkeses per njesi banimi eshte e nxitur nga tregu informal dhe ata qe blejne jane ata qe parane e kane bere ne menyre informale ose po deshet dhe kriminale. ky eshte shqetesimi qe duhet te kete ky udheheqesi yne te luftoje ekonomine informale. ne terma real me kete nivel te ardhurash qe kane njerezit (mesatare) cmimi i banesave duhet te ishte jo me shume se 1000 EUR/m2.

    Përgjigju
  • Arbëri: 03/10/2023 11:53

    Ka mbet Putini pa lek

    Përgjigju
  • Turi: 03/10/2023 11:42

    O rama uroj qe ky Lapaj te mbaj premtimet dhe ju si te majte dhe te djathte duheni zhdukur se e shkaterruat kete vend , jeni anti Shqiptar qelbesira te degjeneruar dhe te korruptuar deri ne palce

    Përgjigju
  • Kuqo: 03/10/2023 11:09

    Ik re ti se na lodhe idiot ja shife viti. Tjeter ze po flasin gjith italinat omletat e welbura dhe cmimet spat kokes ngelen haleve me diarre ketej as higjen asgje asnje kontroll cmimeve rrot mulliri te dhjefsha turistet fmn thos gjera te lehta kan e lan ngrit ekonomi turizimi i leshit qe gjysma vin me kampera flen ne kampera han ne kampera kurioz te shofin bunkeret e enverit ose ndonje lyll te virgjer qe ti ske len me gje pa shkateruar dhe shanim saliun ne ik njsher wyteteve dhe shifi bandat nga 10 veta te gnith me arm e blinda

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?