Qeveria rrit pagat për punonjësit
e Shërbimit Informativ Shtetëro

Qeveria rrit pagat për punonjësit<br />e Shërbimit Informativ Shtetëro
Në mbledhjen e sotme të qeverisë, kryeministri Rama ka vendosur që punonjësit e Shërbimit Informativ të Shtetit të marrin rritje page nga data 1 mars.
 
Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin për rritje page dhe shtesa mbi pagë lidhur me vështirësitë, vendin dhe zonën ku janë vendosur punonjësit e SHISH.
 
Efektet financiare të këtij vendimi, për shkak të politikës për rritjen e pagave, të përballohen nga fondet e miratuara  në ligjin 130/2016 , “Për buxhetin e vitit 2017”, për politikat e reja të pagave. 

 
Vendimi i plotë
DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.432, DATË 13.7.2007, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR KLASIFIKIMIN E FUNKSIONEVE, TRAJTIMIN ME PAGË DHE SHTESA MBI PAGË PËR PUNONJËSIT NË SHËRBIMIN INFORMATIV TË SHTETIT”, TË NDRYSHUAR
 
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 2 të nenit 4, të ligjit nr.10405, datë 24.3.2011, “Për kompetencat për caktimin e pagave dhe të shpërblimeve”, të neneve 8 e 22 të ligjit nr. 9357, datë 17.3.2005 “Për statusin e punonjësit të Shërbimit Informativ të Shtetit” dhe të ligjit nr.130/2016, “Për buxhetin e vitit 2017”, me propozimin e ministrit të Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike dhe ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
 
V E N D O S I:
 
1. Në vendimin nr.432, datë 13.7.2007, të Këshillit të Ministrave, bëhen këto ndryshime:
a) Lidhja nr.2, “Struktura dhe nivelet e pagave, sipas klasifikimit të funksioneve, për punonjësit në Shërbimin Informativ të Shtetit”, zëvendësohet me lidhjen me të njëjtin numër dhe titull, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij. 
 
b) Pika 7 riformulohet, si më poshtë vijon:
“7. Punonjësve të Shërbimit Informativ të Shtetit, që marrin pagën sipas niveleve të klasifikimit të këtij vendimi, u jepet shtesë për vështirësi vendi dhe zone:
a) Për punonjësit e klasave 1.1 deri 1.4, të nivelit I, të lidhjes nr.1, në masën deri në 30% të pagës bazë mujore;
b) Për punonjësit e klasave 1.5 dhe 1.6 të nivelit I, si dhe për punonjësit e niveleve II, III dhe IV, të lidhjes nr.1, në masën deri në 50% të pagës bazë mujore. 
Masa e shtesës për çdo vend pune brenda kufijve si më sipër, vështirësia e funksionit si dhe kriteret për përfitimin e shtesës mbi pagë përcaktohen me urdhër të drejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit.”.
2. Efektet financiare të këtij vendimi, për shkak të politikës për rritjen e pagave, të përballohen nga fondet e miratuara  në ligjin 130/2016 , “Për buxhetin e vitit 2017”, për politikat e reja të pagave. 
 
   Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet financiare nga data 1 mars 2017.



dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Mbappe debuton me gol! Reali fiton Superkupën e Europës ndaj Atalantës, 'Galaktikët' trimfuan 2-0

Mbappe debuton me gol! Reali fiton Superkupën e Europës ndaj Atalantës, 'Galaktikët' trimfuan 2-0