TIRANE - Vatikani ka pranuar emërimin e Visar Zhitit si të ngarkuar me punë. Burime nga Ministria e Punëve të Jashtme thanë për A1 Report se qeveria shqiptare dhe Vatikani kanë rënë parimisht dakord për emërimin e Zhitit në këtë detyrë.
Në kushtet e mungesës së ambasadorit në selinë e Shenjtë, i ngarkuari me punë është autoriteti më i lartë përfaqësues i Shqipërisë në Vatikan.
Visar Zhiti ishte i propozuari i qeverisë shqiptare për të qenë ambasador në Vatikan, por Presidenti Nishani e refuzoi dekretin duke e quajtur një kurth të Edi Ramës. Sipas kreut të Shtetit, mazhoranca shkeli procedurat duke mos u konsultuar me Presidentin për ambasadorin. Sakaq kryeministri Edi Rama, e ka cilësuar refuzimin e dekretit ridënim të dytë të poetit pas atij në regjimin komunist. Ne keto kushte, qeveria vendosi ta emeroje si te ngarkuar me pune ne Vatikan duke i dhene fund "betejes" me presidentin.
Emri i Visar Zhitit nuk është një emër i zakonshëm. Ai është figurë e moderuar e të djathtës, shkrimtar dhe ish i persekutuar. Shkrimtari dhe diplomati Visar Zhiti është gjithashtu ish-ministër i Kulturës në qeverinë Berisha, në periudhën prill-Shtator të vitit 2013.
Në vitin 1997 Zhiti ka qenë atashe kulturor në ambasadën shqiptare në Romë, deri në vitin 1999.
Zhiti ka qenë gjithashtu në listën e Partisë Demokratike në Tiranë, por nuk mori votat për të qenë përfaqësues i kësaj force politike në parlament, ku PD mori vetëm 11 mandate.
Redaksia Online
(Greta Malaj/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Arkiva - Lajme te tjera per kandidaturen e Zhitit per ambasador
Zhitit si të ngarkuar me punë">