Qeveria serbe ka miratuar një vendim për të dërguar ndihmë financiare prej 100.000 eurosh për Shqipërinë, pas përmbytjeve të fundit që goditën vendin.
/Shqiptarja.com
“Për shkak të situatës së vështirë humanitare, qeveria e Serbisë, përveç mjeteve financiare do të dërgojë edhe ndihmë në mallra”, raportojnë mediat kosovare online.
Gjithashtu, kryeministrja serbe Ana Bërnabiç i kishte dërguar një letër homologut të saj shqiptar Edi Rama, për t’i ofruar mbështetjen e saj për përballimin e situatës.
G.F. / Shqiptarja.com










