Qeveria serbe drejt shpërbërjes
shkak njohja e shtetit të Kosovës

Qeveria serbe drejt shpërbërjes<br />shkak njohja e shtetit të Kosovës
SERBI- Qeveria serbe është drejt shpërbërjes për shkak të Kosovës. Bashkimi Europian i ka kërkuar Beogradit të përfundojë me kapitullin e 35 të bisedimeve deri në muajin dhjetor, por kjo pjesë e marrëveshjes me Bruskelin do të sillte njohjen e pavarësisë së Kosovës.
 
Sipas mediave serbe, kryeministri Aleksandër Vuçiç ka thënë si ai shpërbën qeverinë e nuk e nxjerr Serbinë nga rruga Europiane, e sidomos të prish marrëdheniet me kancelaren gjermane Angela Merkel.

Kurir shkruan se Ministria e jashtme serbe, ka nisur një fushatë për mos realizuar këtë pjesë të marrëveshjes, e për këtë po lobon fort tek 5 vendet e BE-së që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.
 
Nga ana tjetër Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikoliç pas një takimi me Kryeministritn Aleksandër Vuçiç deklaroi se njohja e pavarësisë së Kosovës nga ana e Serbisë është e pamundur dhe një gjë e tillë do të shkaktonte një luftë civile.
  
Analistët politik në Beograd mendojnë se nëse Serbia do integrimin në BE, ateherë duhet që të njoh pavarësinë e Kosovës, e ky është kusht i panegociueshëm për Gjermaninë.

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ SHBA fiton medaljen e artë, thyejnë rekordin botëror

Paris 2024/ SHBA fiton medaljen e artë, thyejnë rekordin botëror