Qeveria shpall Vitin e Skenderbeut,
varri i tij drejt degradimit

Qeveria shpall Vitin e Skenderbeut,<br />varri i tij drejt degradimit
Ndërkohë që kryeministri Rama në mbledhjen e parë të qeverisë shpalli edhe vitin e Skënderbeut, në përkujtim të 550 vjetorit të vdekjes së tij,vendi ku është varrosur Heroi ynë Kombëtar Gjergj Kastriot Skëndërbeu në qytetin e Lezhës, po shkon drejt degradimit të plotë.
 
Siç shihet edhe nga pamjet mbuloja është dëmtuar plotësisht dhe kur ka reshje shiu në disa vende  pikon duke krijuar shumë lagështirë.
 
Gjithashtu edhe muret e memorialit kanë pësuar plasaritje në pjesën lindore.

Alarmi për këtë situatë është dhënë prej kohësh por që ende nuk po merr vëmendje.

Që prej ndërtimit të tij disa vite më parë vendvarrimi i Skëndërbeut nuk ka njohur asnjë investim ndaj dhe shkalla e amortizimit është mjaft e madhe, ndërkohe që përsa kohë nuk ka ende një projekt, ndërhyrja në këtë moment duket ende larg.

[gallery]23887[/gallery]

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Shifrat rekord/ Malli i importit ‘mbyt’ prodhimin ‘Made in Albania’! Janar-Qershor u importuan 597 mijë tonë ushqime

Shifrat rekord/ Malli i importit ‘mbyt’ prodhimin ‘Made in Albania’! Janar-Qershor u importuan 597 mijë tonë ushqime