Qeveria, shpronësohen pronarët që preken nga ndërtimi i segmentit Tiranë-Elbasan (shtesa)
TIRANE – Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5, pika 1, 20 dhe 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, me propozimin e ministrit të Transportit dhe Infrastrukturës, Këshilli i Ministrave vendosi ne mbledhjen e […]
TIRANE - Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5, pika 1, 20 dhe 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, "Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik", me propozimin e ministrit të Transportit dhe Infrastrukturës, Këshilli i Ministrave vendosi ne mbledhjen e sotme:
1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimi i segmentit rrugor "Tiranë-Elbasan"(shtesa).
2. Shpronësimi të bëhet në favor të Autoritetit Rrugor Shqiptar.
3. Pronarët e pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, të kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse që paraqitet në tabelën bashkëlidhur këtij vendimi, për pasuritë "tokë bujqësore", "kultura bujqësore", "drufrutorë", "truall" dhe "banesë" me vlerë 45 415 312.62 (dyzet e pesë milionë e katërqind e pesëmbëdhjetë mijë e treqind e dymbëdhjetë pikë gjashtëdhjetë e dy) lekë, nga të cilat:
a) "tokë bujqësore" dhe "truall", me sipërfaqe 64 600 (gjashtëdhjetë e katër mijë e gjashtëqind) m2 , me vlerë 27 271 572.42 (njëzet e shtatë milionë e dyqind e shtatëdhjetë e një mijë e pesëqind e shtatëdhjetë e dy pikë dyzet e dy) lekë;
b) "drufrutorë", me vlerë 9 499 456 (nëntë milionë e katërqind e nëntëdhjetë e nëntë mijë e katërqind e pesëdhjetë e gjashtë) lekë;
c) "kultura bujqësore", me vlerë 132 936.2 (njëqind e tridhjetë e dy mijë e nëntëqind e tridhjetë e gjashtë pikë dy) lekë;
ç) "banesë", me sip. 250 m2, me vlerë 8 511 348 (tetë milionë e pesëqind e njëmbëdhjetë mijë e treqind e dyzet e tetë) lekë.
4. Vlera e përgjithshme e shpronësimit për pasuritë "tokë bujqësore", "kultura bujqësore", "drufrutorë", "truall" dhe "banesë", prej 45 415 312.62 (dyzet e pesë milionë e katërqind e pesëmbëdhjetë mijë e treqind e dymbëdhjetë pikë gjashtëdhjetë e dy) lekësh të përballohet nga buxheti i miratuar për vitin 2014, zëri "Shpronësimet", planifikuar për Autoritetin Rrugor Shqiptar. /ATSH/
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Çfarë prisni në vitin 2025?
-
Punë
9.5%
-
Shëndet
70.9%
-
Mirëqënia
19.6%
Vota total: 663
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
SHBA, makina përplas turmën e njerëzve që festonin Vitin e Ri, dyshohet për 10 viktima
1 Janar, 12:41
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Diaspora kërkon të votojë me dokumente të skaduara! Haçkaj: Qeveria të shtyjë vlefshmërinë e pasaportave
1 Janar, 12:26
-
Kosovë, gjykata urdhëron KQZ të regjistrojë listën serbe
1 Janar, 12:23
-
‘Mbaj përgjegjësi të plotë’, Macron pranon gabimin e tij në fjalimin e fundvitit: Shpërndarja e Parlamentit dështoi
1 Janar, 12:08
-
EKSKLUZIVE! Koliqi, Shantoja, Kurti, Deda, Krishtlindja gjendje shpirtërore! Ardian Ndreca, Esencë
1 Janar, 12:05
-
Si të arrini planet në Vitin e Ri
1 Janar, 11:49
-
Liberalizimi, nga sot 2600 biznese në tregun e lirë të energjisë
1 Janar, 11:48
-
Lezhë/ Qytetarët presin ndërrimin e viteve në lulishten pranë memorialit "Gjergj Kastrioti"! Spektakli I fishekzjarreve
1 Janar, 11:38
-
Greqi/ Plagoset me armë zjarri 15-vjeçari shqiptar, i mituri në gjendje kritike për jetën
1 Janar, 11:36
-
Presidenti Begaj e nis Vitin e Ri me efektivët e FARSH-së në misione jashtë vendit: Jeni ambasadorët e Shqipërisë! E domosdoshme modernizimi i FA
1 Janar, 11:14
-
Hyn në fuqi sistemi i ri ‘bonus-malus’, historiku me aksidentet vendos çmimin e sigurimit që do të paguhet për mjetet
1 Janar, 11:14
-
Pas 8 vitesh, Angelina Jolie dhe Brad Pitt arrijnë, më në fund, një marrëveshje divorci
1 Janar, 11:02