Qeveria shqiptare dhe serbe do
takohen në Nish brenda 1 muaji

Qeveria shqiptare dhe serbe do<br />takohen në Nish brenda 1 muaji
Pas deklaratës së kryeministrit serb Vuçiç, gjatë një konferencë të përbashkët me zv/presidentin amerikan Joe Biden se së shpejti do të presë kryeministrin Rama në Serbi, bëhet e ditur se takimi do të mbahet në Nish.

Sipas mediave, një takim i përbashkët i qeverisë së Serbisë dhe asaj të Shqipërisë, në praninë e përfaqësuesve politik të shqiptarëve të Kosovës, pritet të mbahet brenda një muaji.

Hollësitë e takimit nuk janë saktësuar, por mendohet se në këtë takim nuk do të marrin pjesë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ose kryeministri Isa Mustafa, por një nivel më i ulët politik. Delegacionin e Shqipërisë do ta udhëheqë kryeministri Edi Rama.

Takimin në Nish, që ende është në fazën e planifikimit, e inicio Beogradi dhe koncepti i tij është që të mos jetë dialog ndërmjet shtetit shqiptar dhe atij serb, por dialog për marrëdhëniet e shqiptarëve dhe serbëve në rajon. Për këtë arsye edhe do të ftohen përfaqësues politik të shqiptarëve nga Kosova.
Kryeministri serb, Aleksandër Vuçiq, i tha nënpresidentit amerikan Joe Biden, gjatë vizitës së këtij të fundit në rajon, në një periudhë të ngecjeve të përparimit në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, se brenda një muaji “do ta mirëpres kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama”, por edhe liderë të tjerë nga Kosova, pa saktësuar për kë bëhet fjalë.

Të dyja palët nisën dialogu për normalizim të marrëdhënieve që prej vitit 2011, fillimisht në nivel teknik, me lehtësimin e Bashkimit Evropian dhe arritën që brenda vitesh të nënshkruajnë një varg marrëveshjesh, në mesin e të cilave marrëveshjen kornizë të Prillit 2013, që i hapi kandidaturën Serbisë për në BE dhe Kosovës i mundësoi Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit.

Megjithëse e kanë pranuar se pengesa kryesore në rrugën për anëtarësim në BE është Kosova dhe pranimi i pavarësisë së saj, udhëheqësit serbë nuk kanë pranuar që ta heqin nga Kushtetuta e Serbisë përcaktimin e Kosovës si pjesë të saj, dhe shumë herë kanë refuzuar pjesëmarrjen në takime ku kanë qenë të pranishëm përfaqësuesit shqiptarë. 

Redaksia Online
Al.Ç/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Rusia lëshon “shi” dronësh ndaj Kievit, Ukraina njofton se i asgjësoi! 6 orë bombardime, nuk raportohen viktima

Rusia lëshon “shi” dronësh ndaj Kievit, Ukraina njofton se i asgjësoi! 6 orë bombardime, nuk raportohen viktima