Qeveria shqiptare i jep koncesion
kompanisë me origjinë të dyshimtë

Qeveria shqiptare i jep koncesion<br />kompanisë me origjinë të dyshimtë
Në mbledhjen e fundit të qeverisë është miratuar kontrata me kompaninë “Albanides Energy” për kërkimin, zhvillimin dhe prodhimin e hidrokarbureve në tokë në “Bllokun numër 8”, në verilindje të vendit. Sipas ekstraktit në QKR, “Albanides Energy” është regjistruar në Shqipëri në vitin 2010 dhe ka përfaqësues ligjor Arta Danajn. Vetë shoqëria rezulton në pronësi të “Dinaric International Energy”, një kompani “off shore” në Ishujt Virgin, vend i njohur si parajsë fiskale.

Kontrata e dhënë nga autoritetet shqiptare për “Albanides Energy” është transferuar disa herë, që prej kohës së negociimit, që ka nisur në vitin 2014. Marsin e një viti më parë “Reuters” raportoi se “Dinaric International Energy”, pronare e “Albanides Energy”, ia ka shitur për 90 mijë dollarë aksionet dhe të drejtat që mund të përfitojë për kërkimin dhe prodhimin e naftës në zonën e “Bllokut 8” në Shqipëri, një shoqërie kanadeze të quajtur “Columbus Copper”, e kuotuar në Bursën e Torontos.

Shitja ka pasur si kusht marrjen e licencës deri në qershor të vitit 2015, por, nëse palët binin dakord, ajo mund të rrinte në fuqi edhe më gjatë. Por skema që përfshin si “guackë” brenda njëra-tjetrës nuk ka përfunduar këtu. Në korrik të 2015-s, “Columbus Copper” ia ka kaluar aksionet “Energulf Resources”. Pjesë e kontratës së fundit, siç shihet edhe nga dokumentet, janë edhe të drejtat e kërkimit të naftës në “Bllokun numër 8” në veri të vendit. 


Redaksia Online
(A.N/Shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Reperi i famshëm dhunon barbarisht ish-partneren në hotel

Reperi i famshëm dhunon barbarisht ish-partneren në hotel