Qeveria rialokon fondin prej 1.3 milardë lekë për sistemin shëndetësor për të mbuluar pagat e rritura të mjekëve dhe infermierëve si dhe për zgjerimin e gamës së shërbimeve mjekësore në spitale

Ky fond do të jetë për të mbështetur dhe shërbimet e reja shëndetësore, si ndërhyrjet invazive në zemër në spitalin e Shkodrës dhe ‘Shefqet Ndroqi' por dhe ndërhyrjet invazive në tru

“Garantojmë me këtë buxhet edhe zgjerimin e shërbimeve, siç është zgjerimi i shërbimit sa i përket ndërhyrjeve invasive në zemër në Spitalin Memorial, në Spitalin e Shkodrës dhe në Spitalin “Shefqet Ndroqi”.

Nga ana tjetër, do të mbështesim shërbimin shëndetësor spitalor edhe për shërbime të reja, sikurse janë ndërhyrjet invasive në tru por edhe shërbime të tjera në vijim, sikurse është transplanti i palcës së kuqe apo fekondimi invitro, shërbime të cilat do t’i shtohen sistemit tonë shëndetësor, qoftë në këtë vit, qoftë në vitin në vazhdim, për të cilat puna ka filluar, ndaj jemi të dedikuar të garantojmë një shërbim shëndetësor sa më efektiv, sa më cilësor, sa më gjithëpërfshirës”, tha Manastirliu pas mbledhjes së qeverisë.