Qeveria strategji për mbrojtjen sociale
Klosi: Të vendosur për shtet social

Qeveria strategji për mbrojtjen sociale<br />Klosi: Të vendosur për shtet social
Qeveria shqiptare është e vendosur për krijimin e një shteti social.

Kjo ka qenë deklarata e ministrit të Mirëqënies Sociale e Rinisë, Blendi Klosi në prezantimin e kësaj strategjie në Ditën Ndërkombëtare të Familjes, ku u bë një panair i shërbimeve në familje.

Sipas Klosit, me ardhjen në pushtet të qeverisjes së majtë, Shqipëria ka ndërmarrë një sërë reformash si reforma e ndihmës ekonomike.
Klosi ka shtuar se tashmë kjo pagesë është reformuar dhe institucionet kanë nisur të luftojnë për mbrojtjen e të drejtave të familjes, fëmijëve, grupeve në nevojë, ndërkohë që sfidë mbetet edhe nxitja e punësimeve pasi qeveria i ka shpallur luftë papunësisë.

Të ndihmojmë familjen e bashkuar. Ne punojmë çdo ditë për mbrojtjen e të drejtave dhe vlerave të familjes. Po punojmë për fëmijët e rrugës. Shteti tashmë po jep ndihmë për familjet në nevojë. Ndihma ekonomike tashmë është më e lartë për familjet në nevojë. Shumëfishuam ndihmën ekonomike për këto familje dhe zhdukëm abuzimet me ndihmën ekonomike.Luftë papunësisë kjo është sfida jonë përmes së cilës do të nxisim punësimin” ka thënë Blendi Klosi.

Ndërkohë, në këtë takim ka qenë i pranishëm edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i cili ka thënë se, fytyra e shtetit social tashmë është e dukshme ndërkohë që ka propozuar që shërbimet sociale t’i kalojnë shoqërisë civile.

“Ne jemi fytyra e shtetit social që tashmë është shumë e dukshme.Sot ka një pension social. Kjo strategji duhet të aplikohet edhe në pushtetit vendor. Apeli im është që në të gjitha bashkitë të kontribuohet për shërbimet sociale. Shërbimet sociale të kalojnë tek shoqëria civile” tha ai.

Veliaj shtoi se, Bashkia e Tiranës prej 10 muajsh ka rikthyer vëmendjen ndaj shtresave në nevojë duke i ndihmuar ata konkretisht, duke rikthyer çekun e lidnjes së bebeve dhe çeljen e mensave për njerëzit në nevojë.

Në rifilluam rikthyem çekun e bebes. Mbështesim shtresat në nevojë. Hapën dy mensat sociale, do e shtrojmë dhe në zona të tjera këtë praktikë. Si bashki, brenda këtij viti do shpërndajmë banesat sociale, javës tjetër do zëvendësojmë barakat me shtëpi në shkozë për komunitetin rom” ka thënë Veliaj.

erion veliaj

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Garda ndaloi deputetët e PD-së të hyjnë, Spiropali i falenderon

Garda ndaloi deputetët e PD-së të hyjnë, Spiropali i falenderon