Qeveria tallet me barnat
mjekësore, nuk i zhbllokon

Qeveria tallet me barnat<br />mjekësore, nuk i zhbllokon
Kjo është tallja e dytë që qeveria shqiptare po bën brenda një jave me medikamentet, që do të përfundojnë në shtëpitë tona. Pas urdhrit verbal të dhënë të premten që lënë pas nga kryeministri Berisha, që të shtyhet aplikimi i pullës fiskale, urdhër i cili nuk hynte në punë pasi nuk ishte i shkruar, edhe vendimi i firmosur dje nga dy ministritë, Finanacat dhe Shëndetësia, nuk kanë shërbyer që të marrë fund bojkoti ndaj ilaçeve të shqiptarëve. Kështu kamionët me medikamente e kanë mbyllur edhe mbrëmjen e djeshme në doganën e Tiranës.

Kastriot Zoto, kreu i shoqatës së importuesve të barnave thotë për “Shqiptarja.com” se edhe pse u kanë çuar përfaqësuesve të doganës urdhrin e firmosur, ata nuk e kanë marrë në konsideratë. “Vajtëm nga ora 13:00 te Dogana e Tiranës me një fotokopje të urdhrit të firmosur nga ministria e Financave dhe ajo e Shëndetësisë, sipas të cilit aplikimi për pullën fiskale do të shtyhet edhe me katër muaj të tjerë. Pasi na përcollën sa tek njëri tek tjetri, na thanë se nuk e njihnin këtë urdhër pasi kishin nevojë për konfirmim. Na thanë se u duhej urdhri origjinal dhe jo fotokopja.

U thamë, që mund të merrnin ministritë përkatëse dhe ta konfirmojnë këtë gjë, pasi ilaçet u bënë shumë ditë që po qëndrojnë në 40 gradë temperatura, por ata refuzuan dhe na thanë se konfirmimi duhej t’u vinte në rrugë zyrtare. Kështu që pritëm e pritëm, pastaj në orën 16:00 të pasdites u larguam, pasi u mbyll edhe orari zyrtar. Dhe kështu do të presim se çfarë do të ndodhë sot”, - na thotë Kastriot Zoto, përfaqësuesi i grosistëve. Ndërsa ai thotë se nëse edhe gjatë ditës së sotme, nuk do të bëhet zhdoganimi i ilaçeve, atëherë ata do të ndërmarrin veprime ekstreme.

“Nëse edhe gjatë ditës së sotme nuk zhdoganohen ilaçet atëherë do të shpërthejë keq. Nuk mund të tallen kështu me ne”, - na thotë më tej Zoto.
Sa i përket kamionit të ngarkuar me vaksinat e fëmijëve, ai thotë që ata kanë marrë masa që të mos dëmtohen. “Kemi harxhuar deri më tani 50 mijë lekë të reja karburant që të mbajmë në gjendje pune frigoriferin e kamionit, pasi ndryshe ata nuk mund të rezistonin”, - na thotë më tej Zoto.

Kamionët me medikamente janë bllokuar në doganën e Tiranës që prej datës 6 gusht, për shkak se këto ilaçe nuk janë të pajisur me pullën fiskale. Pulla fiskale, sipas vendimit të qeverisë, duhet të ngjitet mbi konfeksionin e medikamentit në fabrikën ku ata prodhohen. Mirëpo kjo gjë është kundërshtuar nga prodhuesit e barnave, të cilët nuk pranojnë të bëjnë këtë procedurë, pasi iu duhen pajisje shtesë dhe pulla, jo vetëm që vlen vetëm për Shqipërinë, por porositë që iu vijnë nga vendi ynë për medikamente janë aq të vogla, saqë ata kanë deklaruar se më mirë nuk i furnizojnë fare me ilaçe. 


(v.gj/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Pasojat e një Gushti të vështirë, për disa shenja, mund të duken në Shtator

Pasojat e një Gushti të vështirë, për disa shenja, mund të duken në Shtator