Qeveria teknike, opozita ideon
kryeministrin: Jo nga politika

Qeveria teknike, opozita ideon<br />kryeministrin: Jo nga politika
Ftesa e Edi Ramës për dialog e artikuluar qartë dy ditët e fundit, ka bërë që kryetari i PD, Lulzim Basha të mbledhë me urgjencë aleatët e koalicionit të djathtë në selinë blu. 

Në fokus të takimit ka qenë pikërisht situata politike në vend.

Mësohet se në mbledhje është diskutuar konkretisht për kushtin e vendosur tashmë nga opozita, qeveria teknike, ku edhe është projektuar figura e kryeministrit të këtij ekzekutivi të supozuar tranzitor, për organizimin dhe zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare të 18 qershorit. 

Burime pranë mbledhjes, bëjnë të ditur se Basha dhe aleatët kanë rënë dakord që kryeministri i qeverisë teknike të jetë një figurë me profil jo politik. Kjo pritet të parashtrohet edhe në tryezën e pritshme të dialogut mazhorancë-opozitë në ditët në vijim. 

Dialogu në nivel koalicioni, jo takim Rama-Basha
Gjithashtu, aleatët e djathtë kanë kanë shprehur dakordësi që dialogu me mazhorancën të zhvillohet në nivel koalicioni.

Po sipas të njëjtave burime, është hedhur poshtë si mundësi që në tryezën e dialogut të jenë vetëm Basha me Ramën. Formati i takimit do të jetë në dorë të të dy krahëve, me përfaqësues 3 me 3 ose 5 me 5. 

Qeveria teknike sipas PD
-- Kryeministri, jo përfaqësues i politikës

-- Tryeza e dialogut, gjithëpërfshirëse në nivel koalicioni

Basha-Ramës: Dialog politik por jo për 'llokma' pushteti
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha u shpreh sot se do të merrte pjesë në çdo dialog politik me standarde europiane, por me kushtin që të mos kthehet në pazar politik.

Deklarata u bë nga çadra e protestës ku kreu i PD theksoi se e majta ka nisur komplote duke përfshirë dhe politikanë opozitarë për karriget e pushtetit që ai i cilësoi si 'llokma të pushtetit'.

“Nëse do ketë dialogun politik, që e kemi kërkuar, nuk do kthehet kurrë në një pazar të pisët të disa politikanëve të opozitës me disa të maxhorancës që të vazhdojë komploti politik, vjedhja, korrupsioni. Por të jetë dialogu politik që përmes standardit europian që përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme qe jane themeli i gjithckaje do i japë fund fund Republikës së Vjetër, mënyrave të vjetra e gjithçkaje të kalbëzuar në këtë vend që mban peng shpresat, interesin e zhvillimin e shqiptarëve", tha Basha.

Lëvizje në kampin e mazhorancës
Dita e sotme ka qenë e mbushur me takime intensive në koalicionin PS-LSI pas propozimeve të Metës dhe kushtit për rinovimin e koalicionit.
 
Fillimisht në mëngjes kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me aleatin kryesor në bashkëqeverisje, kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta për 90 minuta.

Në Kryeministri Rama u takua me bashkëpunëtorët e ngushtë, Veliaj, Tahiri, Bushati, Peleshi, Xhafaj dhe me kryetarin e grupit të PS, Gramoz Ruçi.
 
Ndërsa përballë Kryeministrisë, Ilir Meta u takua me Ministrin e Drejtësisë, në përfundim të së cilit Petrit Vasili u drejtua për në Kryeministri.
 
Petrit Vasili duket se ishte negociatori mes palëve, pasi u takua me Tahirin, Bushatin, Peleshin, Ruçin, Xhafajn dhe Veliajn, ndërsa më pas 40' kokë më kokë me kryeministrin Rama.
 
Pas përfundimit të takimeve në Kryeministri, Vasili u ngjit në Kryesi për të takuar Metën dhe pas disa minutave u larguan të dy së bashku.

Redaksi Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit