Qeveria tranzitore “përçan” opozitën, PD: Kusht për zgjedhje të lira! LSI: Jo e panegociueshme

31 maji iku bashkë me premtimin që kryedemokrati bëri në krah të Ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Dy ditë më pas opozita duket e ndarë për kushtin e propozuar në tryezën e Këshillit Këshillit politik për Reformën Zgjedhore: Qeverinë kujdestare.

“Qeveria kujdestare nuk është një kapriço apo një tekë e opozitës, por është një domosdoshmëri për të adresuar problemet e rënda të zgjedhjeve. Problemet e rënda të zgjedhjeve sot kanë të bëjnë me bërjen njësh të mazhorancës në pushtet me shtetin dhe menaxhimin e të gjitha resurseve në funksion të arritjes së një rezultati zgjedhor, duke hyrë thellësisht në zgjedhje, për të cilat ka patur edhe shqetësime në raportin e OSBE/ODIHR”, shprehet Ivi Kaso, ekspert ligjor në PD.

Kjo pikë që për Partinë Demokratike do të ishte domosdoshmëri për të garantuar zgjedhje të lira, për Lëvizjen Socialiste për Integrim nuk është prioritet.

“Propozimi për qeveri kujdestare nuk është bërë posaçërisht për këto palë zgjedhje që do vijnë, por për tu vendosur si normë për sa kohë palët nuk kanë besim te njëra tjetra. Pra është një periudhë tranzitore. Përsa kohë ne do të arrijnë një standard për menaxhimin e procesit parazgjedhor dhe zgjedhor. Kjo arrihet nga një qeveri që nuk është e interesuar për vota dhe nuk ka interesa në lidhje me subjektin që do të fitojë zgjedhjet. Ne jemi në tryezën e negociatave, në tavolinën e negociatave nuk mund të vësh vija të kuqe. Nuk ka çështje tabu të cilat nuk mund të diskutohen.” thotë nga ana tjetër eksperti ligjor në Lëvizjen Socialiste për Integrim, Muharrem Çakaj.

Po a do të negociojë opozita pikat në tryezë  për të patur marrëveshjen e kërkuar me ngulm nga ndërkombëtarët?

Për ekspertët ligjorë të dy partive më të mëdha opozitare, bisedimet duhet të vazhdojnë që dakordësia të arrihet. Ata janë në një mendje sa i përket dyshimit se mazhorancës i mungon vullneti për të shkuar drejt marrëveshjes.

Damian Gjiknurit, Ivi Kaso i hedh dorashkën e sfidës për të renditur se cilat janë kushtet e reja që ka sjellë Partia Demokratike në tryezën e bisedimeve.

“Sfidoj zotin Gjiknuri apo çdo përfaqësues tjetër të mazhorancës në Këshillin Politik që të artikulojë kushtet e reja që ka paraqitur opozita. Opozita nuk ka vendosur asnjë kusht apo  kërkesë të re shtesë. Platformat e fundit janë propozuar para 9 marsit, kur edhe puna u ndërpre për shkak të Covid-19. Zoti Gjiknuri duhet të reflektojë më shumë mbi qëndrimet e veta dhe të artikulojë publikisht tek e fundit këto kushte të reja që paska shtuar opozita” përfundon Kaso.

Ndonëse kanë pranuar se është presioni i ndërkombëtarëve ai që i ka shtyrë drejt bisedimeve për pikat e propozuara për reformën zgjedhore, zgjidhjen e shohin te palët. Mbetet pikëpyetje nëse firmëtarët e fundit do të jenë ekspertët në tryezë apo dy kryetarët e partive më të mëdha në vend.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • sifi: 02/06/2020 19:42

    PD nuk eshte parti politike, po klan interesash familiare . Ju ngulni kembe per qeveri tranzitore,-po kur ju keni pranuar nje te tille kur kishit qeverine? Kurre.Keto jane teke te doktorit qe eshte mesuar ti plotesohen.Po deshet hyni ne zgjedhje, ndryshe rrini jasht se me keto mend nuk do fitoni kurre.Parti qe do pushtet me zor dhe jo me vote

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!