-
Mediu kundër PD: Duhet qeveri tranzitore, të ridiskutojmë çështjen e sistemit zgjedhor
Për kryetarin e Partisë Republikane, Fatmir Mediu drafti i dakordësuar mbrëmjen e 5 qershorit nuk është një marrëveshje për Reformën Zgjedhore, por për një administrim të procesit të zgjedhjeve që nuk zgjidh problemin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Në një intervistë për Report TV, Mediu shprehet se duhet të diskutohet patjetër për një Qeveri Kujdestare dhe listat e hapura. Nismën e opozitës së re për ndryshimet kushtetuese, e mirëpret, por për Mediun, kërkesat si heqja e koalicioneve parazgjedhore apo pragu zgjedhor janë në favor të Ramës, për të cilin thotë se ka interes të ndikojë te opozitarët brenda parlamentit. Ai bën thirrje për të mbajtur një orë e më parë zgjedhjet lokale.
15 Qershor 2020, 15:45 -
Bie qeveria tranzitore, po identifikimi biometrik në gjithë vendin! Hajdari detaje nga takimi 9 orësh me ambasadorët
Identifikimi biometrik do të bëhet në të gjithë territorin dhe jo vetëm në disa zona, ndërsa kërkesa e PD për qeveri tranzitore të përcaktuar në ligj deri sa vendi të bëhet anëtar i BE është rrëzuar dhe nuk do të jetë më pjesë e diskutimit. Depolitizimi i administratës zgjedhore është pika që ndan ende palët.
2 Qershor 2020, 23:02 -
Celibashi në Report TV: Teknologjia dhe qeveria kujdestare, jo zgjidhje absolute! Të vendoset në Kushtetutë që qeveria të nisë punën sapo fiton zgjedhjet
Ilirjan Celibashi u shpreh se kërkesa e opozitës për një qeveri transitore nuk do të jepte një zgjidhje absolute dhe të plotë që do të siguronte standardet në zgjedhje. Ai kërkoi një rregullim kushtetues në lidhje me afatin e krijimit të qeverisë së re dhe marrjes së detyrës. Sipas Celibashit është e pakuptimtë që zgjedhjet të bëhen në qershor dhe qeveria e re të formohet 2-3 muaj më pas.
2 Qershor 2020, 18:18