Ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni tha se është e nevojshme të krijohet korniza ligjore për ndjekjen dhe gjykimin e personave që marrin pjesë në konflikte jashtë vendit, ndaj qeveria duhet ta miratojë këtë ligj sa më shpejt të jetë e mundur.
Një projektligj i tillë kishte kaluar me lexim të parë nga legjislatura e katërt e Kuvendit të kaluar, por për shkak të shpërbërjes së Kuvendit ai do të dërgohet sërish për miratim.
Miratimi i një ligji të tillë ka dalë si domosdoshmëri pas ikjes së dhjetërave kosovarëve në luftë kpërkrah xhihadistëve të ISIS. Me miratimin e këtij ligji, shtetasit kosovarë pjesëmarrës në luftërat e huaja rrezikojnë të dënohen deri në 15 vjet burg.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)