TIRANE- Brenda tre muajsh, sipërfaqet shtetërore e private brenda zonës bregdetare, në territorin e bashkive Vlorë, Himarë, Sarandë dhe Konispol do t’i nënshtrohen verifikimit nga një strukturë e posaçme ndërministrore.

Përmes një Urdhri të Miratuar më 27 shkurt, Qeveria ka vendosur ngritjen e një grupi ndërinstitucional pune për verifikimin dhe kontrollin e sipërfaqes shtetërore dhe private në të gjithë zonën bregdetare që përfshihet në territorin e këtyre bashkive.