Qeverisja 10 vjeçare e PS, Ndreu: S’mund të pretendohet perfeksion! Me rendin duhet të kishte patur më shumë kujdes! Politika ta lërë policinë të punojë

Duke analizuar qeverisjen 10 vjeçare të Partisë Socialiste, kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu tha se nuk mund të pritet perfeksioni por theksoi se niveli i jetesës në vend është shumë më i mirë se një dekadë më parë.

I ftuar në studion e emisionit “Kontrast” me gazetarin Denis Minga në Report TV, Ndreu tha se është e pamundur që Shqipëria të mos jetë e prekur nga fenomene si korrupsioni apo kriminaliteti që ndodhin në shumë vende të tjera, por sipas tij situata është shumë më e mirë nga çfarë ka qenë 10 vite më parë.

“Nuk mund të thotë askush që Shqipëria është më keq se 10 vite më para. Kanë ndodhur ndryshime të mëdha. Por ata që mendojnë se këtu jetojmë në shtetin e mrekullive dhe se gjithçka që ndodh këtu duhet të ndodhë në nivelin më të lartë. Nuk mund të ketë këtu perfeksion, nuk mund të ruhemi nga fenomene që ndodhin kudo, si korrupsioni kriminaliteti etj. Gjërat maten, a është niveli i jetesës më e mirë. A është siguria më e mirë? Po, por mendoj se mund të jetë edhe më mirë”-tha Ndreu.

Duke folur për këndvështrimin e tij mbi fusha ku mund të ketë përmiësim, ai tha se duhet të punohet më me kujdes me policinë edhe rendin publik. Sipas tij, policia ende nuk ka investimet e duhura në nivelin teknik për të garantuar nivelin maksimal.

“Personalisht do kisha pretenduar që me rendin të ishte punuar më me kujdes. Politika duhet të kuptojë se tensioni mes nivelit politik dhe teknik në policinë e shtetit ka ekzsituar historikisht. Të gjesh formulën të dalësh nga ky batak duhet që politika të përgjigjet për investimet në polici, për krijimin e kushteve logjistike etj. T’i japë objektivat dhe ta lërë të punojë”-tha kryebashkiaku.

Ai shtoi se duhet që elita e policisë të ketë më shumë zë dhe të dëgjohet nga politika e vendit, e cila sipas tij duhet të mos ndërhyjë në punën e efektivëve.

“Historikisht nuk është se ka ndodhur ndonjë hata e madhe, por ka ndodhur ajo që niveli teknik ka qenë poshtë nivelit politik. Janë bërë investime dhe përpjekje, por duhet të ruheshin disa parametra të reformave, nuk duhej të bëhej reforma me emra por me përshtatje të strukturës. Duhet të policia e shtetit të ketë policët e karrierës dhe të dëgjohet më shumë. Elita e policisë duhet të dëgjohet më shumë. 99.9% të operacioneve të policisë së shtetit, kur kanë dalë me urdhër arresti nga jashtë, janë të suksesshme në Shqipëri. Paskemi super polici që kur na duhet vepronka preciz, lëreni policinë e shtetit të bëjë atë që di të bëjë më mirë”-shtoi Ndreu.

Për Ndreun, puna e Bledi Çuçit si ministër i Brendshëm është e lavdërueshme sa i takon faktit që është i vetmi ndër ministrat që nuk del shpesh në media duke komentuar operacionet e policisë.

B.V/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • San Giovanni: 29/06/2023 01:27

    Unë them ti caktojmë edhe drejtimin e bashkive të Laçit dhe Mirditës se, Lezha ka ecur goxha mirë....

    Përgjigju
  • Gurra: 28/06/2023 21:25

    O kryetar veje at autobus per te gurrat e mbaje fjalen,veje ne oren 7 te mëngjesit dhe ne oren 11,se mbas ores 15 qe e keni vene ne pensionistet vec me shku dekun te shtepia,nuk eshte ndonje gje e madhe vetem dy rruge 7 dhe 11.

    Përgjigju
  • A ti po ti: 28/06/2023 16:03

    Ti ne fakt e le policin te punoj ti.ndaj ja thure intrigen vebiut bashk me nokat..hahahah e le te punoj me sterkembsha…

    Përgjigju
  • Pedonale: 28/06/2023 15:49

    Ka punuar goxha Pjerini nese beni dhe nje pedonale 8-10 metra ne fshatin Tale plazh dhe nje rruge lidhese Tale-vain- Kune - Shengjin te jesh i sigurte qe mbetesh ne histori plazh Tale ka potential sa 40% e shengjinit te zhvillohet por duhet nje projekt madhor vetem zoti Ndreu mund ta beje lezhen shume perpara edhe se Shkodra etj pasi Lezha lidhet direkt me keto plazhe edhe e ka me afer rrugen e kombit per turiste vellezer kosovar! Besoj se plazhi me rere si Kune Shengjin apo Tales jane plazhe super mire per femije te vegjel 3-11 vjec se ka shume pak thellesi por ka dhe jodium! Bravo zoti Ndreu nese e ben dhe kete projekt do mbetesh ne histori per mendimin tim nje pedonale dhe rruge lidhese Tale- Shnegjin do ta beje plazhin fshat Tale qender turizmi me mbi 400,000-1mil pushues apo me shume ne vit ! Bravo urime urojme sa me shume projekte madhore pasi Shqiperia vetem me turizem do te arrije perpara me mbi 15-20 mil turist cdo vit !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Miratohet Buxheti i Bashkisë së Elbasanit, Opozita voton kundër! Debate mes palëve, kalon edhe paketa fiskale për vitin 2025

Miratohet Buxheti i Bashkisë së Elbasanit, Opozita voton kundër! Debate mes palëve, kalon edhe paketa fiskale për vitin 2025