Qifqitë e Gjirokastrës nga zonja Albana
Përbërësit:
500 gr oriz
4 vezë
1 lgj nenexhik
Djathë sipas dëshirës
Kripë, piper
Vaj për skuqje
Përgatitja:
Fillimisht ziejmë orizin dhe më pas e vendosim në një tas ku shtojmë djathin e grirë, vezët, kripën, piperin dhe nenexhikun. E punojmë mirë brumin e qofteve dhe realizojmë qofte rrumbullake të cilat i skuqim në një tigan me gropëza ku kemi vendosur vaj vegjetal.