Qifqitë e Gjirokastrës

Përbërësit:

  • 400 g oriz Gold i zierë
  • 2 vezë Ovvital
  • 100 g djathë
  • 1 lugëz mëndërz
  • Piper i zi
  • Kripë
  • Vaj për skuqje

Përgatitja:

Bashkojmë në tas orizin e zier, vezët, djathin e thërmuar , erëzat dhe kripën. Formojmë qofte të vogla sa madhësia e gropave të tiganit që e kemi nxehur paraprakisht edhe lyer me vaj. I skuqim me kujdes nga të dyja anër derisa të marrin një kore të bukur.