Djathë i ziem, receta autoktone e Malësisë së Madhe
Përbërësit:
- 300 gr djathë i njomë
- 20 gr gjalpë
- 20 gr miell misri
- 80 ml ujë
- Mjaltë 40 gr
Përgatitja:
Në një tigan të thellë ngrohim gjalpin derisa të shkrijë, shtojmë gjysmën e djathit të grirë dhe e gatuajmë duke e perzierë pa ndërprerje me një lugë druri ose silikoni për 5-6 minuta. Shtojmë ujin dhe vazhdojmë përzierjen për një minutë. Pasi uji të ketë marrë ngjyrë qumështi shtojmë miellin e situr dhe e përziejmë pa ndërprerje për 15-20 minuta derisa yndyra të dalë në anët e djathit të ziem. Shtojmë pjesën tjetër të djathit të grirë dhe vazhdojmë gatimin dhe përzierjen derisa masa të lidhet dhe kur e ngremë me lugë të mos copëtohet, por të bjerë nga luga i pandërprerë. E shërbejmë të nxehtë në një pjatë ose enë baltë të ngrohtë me pak mjaltë.












Komente
Komento