Shiroka përjetoi një mbrëmje të veçantë artistike, ku Ramë Lahaj & Friends dhuruan një spektakël të jashtëzakonshëm, në një koncert të organizuar nga Bashkia Shkodër, që mblodhi qindra artdashës buzë liqenit

Tingujt e muzikës, interpretimet brilante të artistëve dhe duartrokitjet e pandërprera të publikut krijuan një atmosferë magjike, duke e kthyer Shirokën në një skenë të emocioneve dhe artit. Për artistin Ramë Lahaj Shkodra është e veçantë dhe energjia që të jep publiku shkodran është unike

“Shkodra për mu është si Prishtina. Është energji, gjuhë, dialekti, forma si jetojmë. Është kënaqësi dhe privilegj. Do kthehen në Shkodër sa herë t’ju marri malli për zërin tim” tha ai

Koncerti u shndërrua në një nga ngjarjet më të bukura kulturore të sezonit veror, duke dëshmuar edhe një herë angazhimin e Bashkisë Shkodër për promovimin e kulturës dhe organizimin e aktiviteteve artistike që pasurojnë jetën kulturore të qytetit. Për maestro Zef Çoba, të tilla evebte e kthejne Shkodrën aty ku i takon ne piedestalin e muzikes shqiptare dhe eventece të medha

“Ky repertor ishte  i përzgjedhur, me arie dhe vepra trashëgimia e muzikës sonë qytetare.  Gjithçka ishte perfekt. Shkodra di të shijojë artin. Koncerte të tilla afirmojnë vlerat e qytetit” tha Zef Çoba

Publiku shijoi një mbrëmje plot emocion, muzikë cilësore dhe interpretime që u pritën me ovacione nga të pranishmit.