Qindra doza heroinë dhe miliona lekë në banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Qindra doza heroinë dhe miliona lekë në banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Parate dhe droga e sekuestruar

Finalizohet operacioni i koduar "Last Time", si pasojë e të cilit kanë rënë në pranga 2 persona në Durrës dhe janë sekuestruar qindra doza heroinë dhe miliona lekë në shtëpi.

Të arrestuar janë F. S., 27 vjeç, i dënuar më parë për veprat penale "Vjedhja" dhe "Prodhim dhe shitja e narkotikëve", A. D., 41 vjeç, banues në Durrës. Njëri prej tyre është poseduesi i drogës ndërsa tjetri shërndarësi.

Arrestimi i tyre u bë pasi në lagjen nr.18, Durrës, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë shtetasin A. D., ku gjatë kontrollit fizik, i'u gjetën disa doza me lëndë narkotike heroinë të cilat po jepte shtetasit F.S., me qëllim shitjen e tyre. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit A. D.,  policia gjeti qindra doza të tjera me heroinë gjthësej 223 gr.  fishekë luftarak, 1 peshore elektronike dhe 640.000 lekë të reja të përfituara nga shitja e lëndës narkotik.

Njoftimi i policisë:

Operacioni i zhvilluar nga seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Forcën Operacionale në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës.

Sekuestrohen qindra doza me  lëndë narkotike heroinë dhe një sasi e konisderueshme parash, të përfitura nga shitja e lëndës narkotike.

Arrestohen në flagrancë shpërndarësi dhe poseduesi i lëndës narkotike.

Si rezultat i një pune të ndjekur me metoda speciale të hetimit, në funksion të procedimit penal të vitit 2021, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, specialistët për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Forcën Operacionale në DVP Durrës, organizuan punën dhe finalizuan operacionin e koduar  "Last Time", në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

 F. S., 27 vjeç, i dënuar më parë për veprat penale "Vjedhja" dhe "Prodhim dhe shitja e narkotikëve", A. D., 41 vjeç, banues në Durrës.

Arrestimi i tyre u bë pasi në lagjen nr.18, Durrës, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë shtetasin A. D., ku gjatë kontrollit fizik, i'u gjetën disa doza me lëndë narkotike heroinë të cilat po jepte shtetasit F.S., me qëllim shitjen e tyre.

Në vijim të operacionit gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit A. D.,  policia gjeti qindra doza të tjera me heroinë gjthësej 223 gr.  fishekë luftarak, 1 peshore elektronike dhe 640.000 lekë të reja të përfituara nga shitja e lëndës narkotike, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Nga hetimet e kryera rezulton se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ushtronin këtë aktivitet kriminal duke shitur lëndë narkotike në sasi të mëdha dhe doza të vogla, me qëllim përfitimin e vlerave monetare.

Në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës  vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprat penale "Prodhim dhe mbajtje të municioneve luftarake" dhe "Prodhim dhe shitja e narkotikëve" kryer në bashkëpunim

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave