Por pasdite, nxitur nga presioni mediave, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve doli me një deklaratë për shtyp, ku bëri të ditur se "brenda datës 14 maj, KQZ-ja do të miratojë ose refuzojë listat shumëemërore të partive".
Në deklaratë thuhej shprehimisht: "Në Komisionin Qendror i Zgjedhjeve, brenda afatit të përcaktuar në nenin 67, pika 1 dhe 2, kanë depozituar lista shumëmërore, gjithsej 66 parti politike.
Nga këto 66 parti politike, 61 parti politike janë parti të cilat janë pjesëtare të koalicioneve zgjedhore ndersa 4 parti janë parti të cilat do të kandidojnë më vete.
KQZ në mbështetje të nenit 73 të Kodit Zgjedhor, është duke përpunuar dhe verifikuar dokumentacionin e kandididimit për të gjitha partitë që kanë depozituar lista shumemërore.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve brenda datës 14 maj 2013 duhet të miratojë ose refuzojë listat shumëemërore të partive të sipërcituara
Në mbështetje të nenit 73, pika 3 dhe 6, KQZ ka nxjerrë aktin normativ që përcakton afatet e publikimit të listave shumëmërore. Për sa më sipër në mbështetje të nenit 12 të Udhëzimit nr. 2, datë 29.01.2013, “Për caktimin e rregullave për depozitimin dhe verifikimin e dokumentacionit të kandidimit dhe afatet për publikimin e listave të kandidatëve”, KQZ do të publikojë listat shumëmërore pas përfundimit të afateve të ankimeve kunder vendimeve të KQZ për miratimin ose refuzimin e listave shumëmërore.
Ndërsa, lidhur me kandidatët e pavarur, mund të themi se janë 3 kandidatë të mbështetur nga zgjedhësit për zgjedhjet për kuvendin e Shqipërisë, të datës 23 Qershor. Konkretisht: Dritan Prift, qarku Fier, që është miratuar në mbledhjen e së shtunës; Arben Malaj, qarku Vlorë, që shqyrtohet nesër në mbledhjen e KQZ-së dhe Laureta Gjoni, qarku Vlorë, miratuar në mbledhjet e muajit prill", - përfundon deklarat e KQZ-së.
Listat u dorëzuan mbrëmë kur skadoi dhe afati i fundit i regjistrimit të listave të kandidatëve në KQZ. Janë qindra emrat e kandidatëve që hyjnë në betejë për të fituar 12 qarqet.
Vetëm 30 minuta larg përfundimit të afatit ligjor (para mesnatës së 6 majit) kryeministri Berisha doli nga selia e PD për të lajmëruar se lista ishte gati, por pa dhënë asnjë detaj për emrat. Një proces ky tërësisht hermetik në selinë blu, ndryshe nga proceset e tjera zgjedhore.
Ndërsa në selinë PS, e hëna (6 maj) ka qenë më shumë ritmike, ku për orë të tëra kryesocialisti Rama dhe stafi i tij kanë qëndruar për t’i dhënë dorën e fundit listave.
Në redaksitë e gazetave, vetë partitë kanë sjellë listat e kandidatëve, ndërsa PD nuk i ka sjelle listat, ajo i publikoi sot në gazetën Rilindja Demokratike.
PERBALLJA NE TIRANE E VLORE
Përballje të forta duken në qarkun e Tiranës dhe të Vlorës, dy qarqet ku do të kandidojnë dhe kryeministri aktual pretendent për mandatin e tretë të qeverisjes, dhe lideri i opozitës i cili prentedon të marrë qeverisjen pas 8 vitesh në opozitë.
Në përballjen për 23 qershorin, lista prej 34 emrash e socialistëve kryesohet nga deputeti Pandeli Majko, ish kryeministër, përballë ekipit demokrat, i cili edhe këtë proces zgjedhor do të kryesohet nga kryeministri Berisha dhe pas do ketë 2 ministra, Myqerem Tafaj, aktualisht ministër i Arsimit dhe Majlinda Bregun, aktualisht në krye të dikasterit të ministrisë së Integrimit.
I pari që do të garojë nga LSI në kryeqytet do të jetë pikërisht Ilir Meta, dhe pas tij Klajda Gjosha e Luan Rama. Kreu i LSI, aleat i qeverisjes deri në muajin prill, do të jetë tani përballë Sali Berishës të PD si dhe kreut të Aleancëc Kuq e Zi. I pari në listë për qarkun e Tiranës do të jetë dhe ish-kreu i shtetit, Bamir Topi tashmë si kreu i Frymës së Re Demokratike.
Kryetari i PS-së Edi Rama do kryesojë listën e kandidatëve, bashkë me Valentina Leskaj dhe Koço Kokëdhimën. Nga Partia Demokratike i pari në listë është kreu i grupit parlamentar të PD-së Astrit Patozi. Më pas vijnë Arben Ristani, aktualisht zv ministër i brendshëm dhe Ardian Kollozi. Listën e kandidatëve të LSI do e kryesojë Shkëlqim Selami, Flamur Çelaj dhe Katrina Gogo
Ashtu si dy partitë e mëdha politike edhe partitë e tjera, si LSI, FRD, AK, PBDNJ, PDS kanë shpallur listën e propozimeve për deputetë për Kuvendin e ardhshëm të 23 qershorit
Lista e plote e kandidateve per deputete te LSI-së ne PDF
Lista e plote e kandidateve per deputete te PS-se ne PDF
Lista e plotë e kandidatëve për deputetë të PD-së në PDF
Lista PS-së
|
Listat e LSI-së TIRANE
VLORE
ELBASAN
KORCE
|
Lista e PD-së TIRANE
|
KUR I DOREZUAN PARTITE LISTAT NE KQZ, PD NE LIMITET KOHORE
Skadoi sot në mesnatë (7 maj) afati ligjor për dorëzimin e listës shumëemërore të kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 2013-ës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Partia socialiste, PBDNJ, FRD dhe LSI i kanë dorëzuar listat përfundimtare para mesnatës. Ndërsa PD ka dorëzuar listën pak minuta pas mesnate dhe nuk ka bërë ende publike listën e plote.
Për herë të parë në listat e PS-së do të jetë kryetari i kësaj force Edi Rama, i cili udhëheq listën e kandidatëve në Vlorë, ndërsa në Tiranë do kryesojë Pandeli Majko, Kryetari i grupit parlamentar Gramoz Ruçi do të jetë në qarkun e Fierit.
ORA 20: 00 LSI DOREZON LISTEN NE KQZ
E para që dorëzoi listën e kandidatëve rreth orës 20: 00 për deputetë në KQZ dhe publikoi emrat e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 23 Qershorit ishte Lëvizja Socialiste për Integrim.
Sipas listës zyrtare, numrin më të madh të kandidaturave kjo parti do ta ketë në Tiranë kryesuar nga Ylli Manjani, Ilir Meta, Luan Rama, Klajda Gjosha dhe Ilir Dashi.
ORA 22: 00 PS DOREZON EMRAT E KANIDATVE NE KQZ
E dyta, që ka dorëzuar listën e kandidatëve rreth orës 22: 00 pranë KQZ-së ka qenë Partia Socialiste.
Rama tha se emrat e zgjedhura në listë janë " rastesore dhe jo sipas vlerave apo klasifikim gare".
Në fjalën e tij Kryetari i PS-së Rama ka thënë se “ Brenda këtij emocionalieti të një një momenti si ky kur duhen bërë zgjedhje dhe përcaktuar emra, ose i hapim rrugën një fitoreje me një skuadër, që do luftojë në cdo qark për të fituar.
ORA 00: 03 PD DOREZON LISTEN PAK PAS MESNATE
Ka perfunduar lista e kandidateve te Partise Demokratike per zgjedhjet e 23 qershorit, perfshire ketu edhe 3 deputetet e larguar nga PS, tashme aleate te kesaj partie. Perfaqesuesi ligjor i te djathteve, Njazi Kosovrasti, ka qene i vetmi i cili e ka dorezuar listen ne KQZ jashte afatit ligjor. Sakaq, pas mbledhjes se kryesise e cila zgjati per rreth 3 ore, kreu i qeverise Berisha ka deklaruar se kjo eshte lista me e mire e perfaqesimit, qe kane pasur shqiptaret ndonjehere, ndersa nuk eshte treguar hermetike per ta bere publike listen per mediat.
(sg/ad.ti/shqiptarja.com)