Qindra kg kokainë në kontenierët me banane, Eduart Dautit i komunikohet nesër masa e arrestit! U gjet 2 ditë më parë në një restorant, edhe pse ishte në kërkim ndërkombëtar

Qindra kg kokainë në kontenierët me banane, Eduart Dautit i komunikohet nesër masa e arrestit! U gjet 2 ditë më parë në një restorant, edhe pse ishte në kërkim ndërkombëtar

Droga e sekuestruar dhe Eduart Dauti

Dy ditë më parë u prangos nga policia pronari i “Alba Exotic Fruit” Eduart Dauti, kompanisë së cilës i janë kapur qindra kg kokainë në konteinerët me banane në 6 raste të ndryshme.

Eduart Dauti njihet nesër në orën 10:30 me masën e sigurisë. Gazetari i Report Tv Arsen Rusta mëson se ndaj Dautit SPAK kërkon të mbetet në fuqi masa e dhënë në mungesë, ‘arrest me burg’

Dauti është arrestuar 2 net më parë në një restorant pas Casa Italia. I kërkuar prej muajsh nga policia për llogari të SPAK por lëviztë i lirë dhe u gjet në restorant. Të gjithë e dinin jashtë vendit, por Eduart Dauti i shpallur në kërkim për drogë prej disa muajsh, u kap në një lokal pranë një qendre tregtare në dalje në Tiranës. Nuk dihet saktësisht se si Dauti ka hyrë brenda territorit pasi që në momentin e parë të shpalljes person në kërkim, ai u arratis jashtë kufijve.

Eduart Dauti është administrator dhe aksioner me 90% i kompanisë “Alba Exotic Fruit”. 10% të aksioneve i ka Barjon Gumeni, i arrestuar në 13 korrik 2021, pas kapjes së ngarkesës së radhës me kokainë në kontejnerin e kompanisë. Barjon Gumeni ka ndryshuar emrin dhe është vëllai i Eduart Dautit.

Në kontejnerët me banane që vinin nga Amerika Latine në Portin e Durrësit të porositura nga kompania “Alba Exotic Fruit” u gjetën sasi kokaine në gjashtë raste të ndryshme. I fundit ishte ai i 12 tetorit 2021 që u kapën 10 kilogramë kokainë. Më herët, në 7 shtator u kapën 7.7 kg, në 13 korrik u sekuestruan 11 kg e 675 gramë kokainë, ndërsa 10 ditë më vonë, më 23 korrik u gjetën 6.5 kilogramë të tjera. Më 29 korrik 2021 kompanisë iu gjetën 7.25 kilogramë kokainë.

Kompania 'Alba Exotic Fruit' rezulton e përmendur edhe më parë në 'historinë' me trafik droge ku në vitin 2019, në kontejnerët e kësaj kompanie, në Pire të Greqisë u gjetën 137 kg kokainë që u zëvendësua me oriz me GPS nga autoritetet.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e qeverisë gjatë vitit 2024?



×

Lajmi i fundit

3 shenjat me fat! Mundësi të arta dhe rritje në karrierë gjatë muajit janar

3 shenjat me fat! Mundësi të arta dhe rritje në karrierë gjatë muajit janar