/ATSH-AFP/ - Qindra persona kujtuan sot në Nikozi, kryeqytetin qipriot, 100-vjetorin e masakrës së armenëve nën Perandorinë osmane.
Rreth 800 persona parakaluan deri në katedralen armene, ku ishin mbledhur për një ceremoni përkujtimore në Memorialin e viktimave.
Qipro, ku anëtarët e minoritetit armen në pjesën më të madhe janë pasardhës të të mbijetuarve të këtyre masakrave, votoi në fillim të muajit prill një ligj që penalizon mohimin e asaj që vendi e quan "gjenocid".
Armenët vlerësojnë se një milionë e gjysmë prej tyre janë vrarë në vitet 1915 dhe 1917, gjatë viteve të fundit të Perandorisë osmane dhe 20 vende kanë njohur se bëhet fjalë për një gjenocid.
LAJMET MË TË VLERËSUARA






