Qindra qytetarë të Moskës kanë mbajtur rradhë të gjata për orë të tëra, vetëm për të blerë bluza me imazhin e Presidentit Rus, Vladimit Putin. Disa nga dizenjot në bluza kanë Putin duke kalëruar, të kamufluar apo me syze dielli, si dhe në një bluzë plazhi me sloganin “Mirësevini në Krime”.
Ndërsa shumë nga dizenjot ishin një mënyrë thumbuese nga kritikët ruse dhe përëndimorë, dezenjuesja Anna Trifonova dhe Ivan Yershov thonë se ata synojnë të nxisin krenarinë e Rusëve dhe jot ë qeshurat e tyre. Yershov thotë se kjo iniciativë nuk ka prirje ironike dhe se ata janë shumë seriozë, pasi e mendojnë vërtetë se “Putin është një ndër njerëzit më të sjellshëm”, duke j’u referuar një prej sloganëve në bluza.
Ndërsa Trifonova shton se motot që ata kanë zgjedhur janë shumë të forta dhe kanë një kuptim të fortë motivues. Aho thotë se të gjithë njerëzit që janë në rradhë duke pritur për të blerë një bluzë me imazhin e presidentit, janë duke i dhënë një mesazh botës se e mbështesin kreun e vendit dhe se ndihen krenarë për të.
Suporti ndaj tij vjen pikërisht në një kohë kur presioni politik i ndërkombëtarëve ndaj tij është rritur, për shkak të konfliktit në Ukrainën Lindore. Një qytetare tha se kjo është koha e duhur për të treguar mbështetjen ndaj liderve Rusë, pasi ata sidoqoftë mbeten një shtet i fortë dhe i bashkuar.
Redaksia Online
(Suada B. / Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com