Kodrat e Zvicrës u mbushën me më shumë se 3500 persona që morën pjesë në festivalin e përvitshëm që zvicerianët e quajnë alphorn, jehona e alpeve. Ky është viti i 13-të i realizimit të këtij festivali ku 150 veta u bien disa veglave që janë në formën e borive duke krijuar një jehonë. Origjina e këtij aktiviteti vjen nga barinjtë të cilët përdornin këtë metodë për të mbledhur bagëtinë në mal që prej shekullit të 16-të dhe tani numërohen më shumë se 4 mijë persona që i bie kësaj vegle.
Lojtarët në këtë shfaqje vinë nga Zvicra, Franca, Gjermania, Italia, Anglia dhe Rumania dhe u duhet të përdorin teleferikë për të mbërritur në 2200 metra lartësi, në Nendaz. Performuesit e borisë së alpeve krijojnë një performancë të vecantë duke u rënë 150 veglave njëkohësisht dhe sipas Francezit Jean-Marie Cidler, boria e alpeve është një simbol i dashurisë, pasi sipas tij të sjell më pranë mëmës natyrë me bukurinë dhe ndjeshmërinë e veçantë të saj.
Ndërsa për Zvicerianin Christophe Gillon, qëllimi i luajtjes së kësaj vegle është që të të qetësojë fizikisht dhe mendërisht, të të zhvendosë diku në lëndinë, me një pamje të bukur dhe me një shishe verë të bardhë, për të krijuar një simfoni perfekte.
Këtë vit i ftuar nderi ishte Rumania, të cilët përdorin një vegël muzikore të ngjashme me borinë e alpeve Zviceriane. Shumë turistë u mblodhën në festivalin tradicional duke ju përgjigjur thirrrjes së ëmbël të jehonës muzikore, pavarsisht kohës me vranësira.
Redaksia Online
(Suada B. / Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com