Për herë të parë më shumë se 700 zogj në juglindje të vendit. Vepër e federatës së Ornitologëve. 80% e tyre vijnë nga Italia e Kosova për festivalin e zogjve në Korçë.

"Ishin përgatitur për më pak zogj, por vazhdojnë edhe vijnë. Është një befasi dhe për ne sepse deri më tani shkon deri në 700 numri i zgjove, mbi 80 raca të ekspozuara", thotë Eduard Cara, organizator i eventit.

Këngët e tyre por edhe ngjyrat e bukura e tipare te tjera që i bëjnë aq të veçantë thyen heshtjen e sallës dhe tërhoqën jo pak vëmendje. Organizatorët e shikojnë këtë event si një mundësi për të afruar më shumë njerëzit në kujdesin ndaj shpendëve .

"Synojmë edhe sensibilizimin e mësuesve, edukatorëve, prindërve për të rritur këtë dashuri ndaj natyrës. Motivi ynë është të ringjallim një nga festat e vjetra të fëmijërisë sonë që ka të bëjë me festën e zogjve", shton Cara.

Qyteti juglindor ndër vite ka qenë i njohur për kanarinat dhe mbajtjen e tyre në shtëpi

Por kjo ditë  nxiti prindërit të çojnë fëmijët të njihen më nga afër me llojet e ndryshme të zogjve

Qyteti ndër vite ka qenë i njohur për kanarinat dhe mbajtjen e tyre në shtëpi madje aq e kultivuar ka qenë kjo traditë sa një lloj kanarine njihet si kanarinat e Korçës.