Qipro, 12 izraelitë të akuzuar për përdhunimin e një turiste 19 vjeçare

Qipro, 12 izraelitë të akuzuar për përdhunimin e një turiste 19 vjeçare

12 qytetarë izraelitë, u arrestuan në Qipro me akuzën për përdhunimin e një turiste 19 vjeçare, në një hotel në vendpushimin popullor të Ayia Napa, në pjesën juglindore të ishullit, natën e të martës.

Sipas një zyrtari të policisë, tre prej tyre kanë pranuar se kanë patur marrëdhënie seksuale me adoleshenten, ndërsa 9 të tjerë pretendojnë se janë të pafajshëm.

Nuk është ende e qartë nëse të dymbëdhjetë të akuzuarit e njihnin njëri-tjetrin.

Policia e Famagusta, në vendin e krimit, ka gjetur prova që i implikojnë të 12 të akuzuarit, të cilët do të dalin para trupit gjykues ditën e sotme.

Ayia Napa është një vendpushim me një atraksion shumë të lartë turistik, një lloj Ibiza, i cili tërheq çdo vit mijëra të rinj nga e gjithë bota.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mozambiku në kaos pas protestave, 33 të vdekur nga revolta në burg dhe mbi 1500 të arratisur

Mozambiku në kaos pas protestave, 33 të vdekur nga revolta në burg dhe mbi 1500 të arratisur