TIRANE - Deputetja e PD, Eleina Qirici tha dje se qeveria Rama shpalli fillimin e fushatës së spastrimeve politike në arsim.

“Në fakt nuk është asgjë e papritur. Ky spastrim u premtua nga Zoti Rama në fushatën elektorale. Qëllimi lexohet qartë: Mësuesit me bindje jo socialiste duhet të largohen nga shkollat.

Aty do të mbeten vetëm mësuesit që kanë bërë fushatë për maxhorancën e majtë. Spastrimi politik i mësuesve sipas bindjeve politike, po maskohet me një të ashtuquajtur inspektim që po bëhet nga një grup i përbërë nga militantë politik të sapo emëruar në Ministrinë e Arsimit dhe Sporteve”, tha ajo.

Shkrimi u publikua sot(23.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com(print)
(v.gj/shqiptarja.com)