Qirjako Qirko është zgjedhur
Sekretar i Përgjithshëm i MPJ
Ministria e Punëve të Jashtme po plotësohet një e nga një me drejtuesit kryesorë të saj.
TIRANE- Ministria e Punëve të Jashtme po plotësohet një e nga një me drejtuesit kryesorë të saj. Përmes procedurash të rregullta dhe konkursit është zgjedhur Sekretar i përgjithshëm i kësaj ministrie Qirjako Qirko. Ai është një diplomat karriere dhe ish-drejtues i seksionit të të Drejtave Njerëzore dhe Minoriteteve në Ministrinë e Jashtme por dhe ish-ambasador në Holandë, për të qëndruar më pas në këto tetë vite jo me profil të lartë, në diplomaci. Qirko pason në këtë post ish-sekretarin e Përgjithshëm Llesh Kola, dhe ky ish-ambasador në Itali, që kishte zëvendësuar sekretarin e mëparshëm të Përgjithshëm Gazmend Turdiu.
Qirko ishte në kandidim me katër rivalë të tjerë dhe përmes konkursit ai fitoi këtë vend të lartë në administratën shqiptare dhe në dikasterin e diplomacisë. Lajmin e kësaj përzgjedhjeje me konkurs e dha dy netë më parë ministri i Jashtëm Bushati, por pa përmendur si emër. “Për herë të parë, Sekretari i Përgjithshëm u zgjodh në kushte të plota të ligjit dhe respektimi të tij, gjë që s’kishte ndodhur në 23 vjet, në të cilat Sekretari i Përgjithshëm nuk është zgjedhur kurrë me konkurs. Emërimi ka qenë i një ndër diplomatëve që gjeta në institucion, në përputhje të plotë me kriteret, e mund t’iu them që pata bisedën finale siç përcakton ligji në konkurrim përmes dosjesh”, tha Bushati. Sekretari i ri i përgjithshëm Qirko ka qënë dhe kandidat për President më 2007 kur iu zgjodh Topi.
Shkrimi u publikua sot (23.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)Redaksia Online(d.d/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?
-
Po
91.4%
-
Jo
4.8%
-
Nuk e di
3.7%
Vota total: 3236
Lajme të tjera
-
Man. United 'pa busull', Crystal Palace e mposht 4-0 në Premier League
6 Maj, 22:59
-
Udinese barazon 1-1 kundër Napolit në fundin e lojës (VIDEO)
6 Maj, 22:49
-
Taksimi i profesionistëve të lirë/ Muço në '5 Pyetjet': Qeveria i merr 2600 euro secilit! Gjokutaj: I gjeti të papërgatitur
6 Maj, 22:48
-
Macron: Presidenti kinez është zotuar të mos i japë armë Rusisë
6 Maj, 22:38
-
U shpall kampion me Interin, Simone Inzaghi s'e harron Igli Taren: Ai dhe Lotito më dhanë një dorë
6 Maj, 22:12
-
Dy non-grata në qeverinë serbe, Alia: Shantazh ndaj perëndimit dhe SHBA-së
6 Maj, 22:11
-
Tragjedia në Shkodër, flet fqinji i babait të Alma Arrazit: I kishte kërkuar ndihmë të atit pak ditë më parë
6 Maj, 21:54
-
Izraeli: Propozimi i Hamasit është larg kërkesave tona
6 Maj, 21:53
-
VIDEO/ Gol në 'frymën e fundit', Mirlind Daku i jep një pikë Rubin Kazanit
6 Maj, 21:46
-
Një turp kombëtar nga Tirana
6 Maj, 21:40
-
Maqedonia e Veriut prag zgjedhjeve/ Rushti në '5 Pyetjet': VMRO DPMNE qeverisje të përbashkët me Vlen! Zaimi: Nëse garojnë dy shqiptarë humbasin të dy
6 Maj, 21:37
-
Spanja dhe Italia rrezikojnë përjashtimin nga Euro 2024?
6 Maj, 21:23