Qendra Kombëtare e Biznesit priti sot ne ambientet e saj një grup deputetesh nga Komisioni për veprimtaritë prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin të Kuvendit të Shqipërisë.
 
Qëllimi i kësaj vizite ishte informimi më nga afër për lehtësimin e procedurave te regjistrimit dhe licencimit te subjekteve.
 
Drejtoresha e QKB Pranvera Behushi i njohu vizitoret me mënyrën e funksionimit të këtij institucioni dhe hapat që janë ndërmarrë për thjeshtëzimin e këtyre procedurave.
 
Në Qendrën Kombëtare të Biznesit tashmë është vendosur dhe një sportel nga tatimet për të shkurtuar dhe më tej kohën që bizneseve iu duhet për të hapur apo mbyllur një biznes.
 
Gjithashtu QKB u shpall institucioni me performancë më të mirë për ofrimin e shërbimeve publike nga Instituti për Kërkime dhe Alternativa Zhvillimi (IDRA), me mbështetjen e Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMSH) dhe bashkëpunim të ngushtë me MIAP.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com