Në "Dokufest", festivalin ndërkombëtar të filmit dokumentar dhe të shkurtër, që do të zhvillohet në Prizren nga datat 16 deri më 24 gusht, do të jenë edhe dy fituesit e çmimit Oscar të cilët vijnë për të ligjëruar rreth filmit.

Qendra Kinematografike e Kosovës bëri të ditur sot se në bashkëpunim me "Dokufest" organizojnë një trajnim nga Richard Pearce dhe një ligjeratë nga Lynzee Klingman.

Richard Pearce është regjisor dhe kameraman, i njohur për filmin Hearts and Minds - dokumentari për luftën në Vietnam që ka fituar çmimin Oscar si Dokumentari më i mirë. Ai është fitues i çmimit "Golden Bear" në Berlin International Film Festival me filmin Heartland.

Ndërsa Lynzee Klingman është montazhere e njohur amerikane. Ajo ka punuar në filma të njohur botërisht si Hearts and Minds, One Flew Over the Cuckoo's Nest, Man on the Moon, City of Angels, Hair etj. Ajo ka qenë e nominuar për çmimin Oscar me filmin One Flew Over the Cuckoo's Nest, i cili ka fituar si Fotografia më e mirë, ndërsa montazherja ka fituar çmimin BAFTA. Lynzee Klingman në "Dokufest" do të mbajë një ligjeratë mbi aspektet kreative të editimit të filmave fiksion dhe dokumentarë./ATSH/