Qëlloi me thikë pronarin e lokalit në Shkodër, policia arreston 44 vjeçarin

Qëlloi me thikë pronarin e lokalit në Shkodër, policia arreston 44 vjeçarin

Shkodër-  Pasi qëlloi me thikë pronarin e një lokali në lagjen rus, në prangat e policisë ka rënë Ylli Shabanaj, 44 vjeç, banues në lagjen “Partizani”.

Mësohet se pas një debati të çastit, Shabanaj qëlloi me thikë në krah Shyqyri Ahmetajn, 50 vjeç, i cili u dërgua në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore.

Materialet do i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkoder për veprat penale të “Vrasja me dashje e mbetur në tentative”.

Njoftimi i policisë:

Shkodër 

Në vijim të informacionit ku ka mbetur i plagosur shtetasi Sh. A. 50 vjec, i cili është goditur me mjete prerëse (thikë), falë veprimeve të shpejta operacionale dhe hetimore të policisë, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i autorit të dyshuar, shtetasit: 

Ylli Shabanaj, 44 vjeç, banues në lagjen “Partizani” Shkodër.

Materialet do i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkoder për veprat penale të “Vrasja me dashje e mbetur në tentative” e “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” parashikuar nga nenet 76/22 e 279 të Kodit Penal.


Lajmi kryesor:

Sherr në Shkodër, pronari i lokalit goditet me thikë nga klienti, identifikohet autori


  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Sot samiti BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel, në fokus intensifikimi i partneritetit dhe rrugëtimi europian

Sot samiti BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel, në fokus intensifikimi i partneritetit dhe rrugëtimi europian