Qofte me narden
Përbërësit:
500 gr mish i grirë
1 qepë
1 vezë
1 lgj nenexhik
1 lgj oriz
1 lgj vaj ulliri
1 lgj salcë domate
1 lgj narden
500 ml buljon
1 lgj gjalpë
Miell
Kripë, piper i zi
Vaj për skuqje
Përgatitja:
Marrim një enë ku shtojmë mishin e grirë, qepën, vezën, nenexhikun, orizin, miellin dhe vajin. I përziejmë mirë dhe i mbulojmë me një membranë kuzhine.
Në një tigan me vaj të nxehtë skuqim qoftet të cilat i kemi spërkatur me pak miell. Pasi i skuqim kullojmë vajin e tepërt dhe kaurdisim 1 lugë miell. Më pas shtojmë buljonin së bashku me nardenin dhe e lemë të marrë valë. Shtojmë qoftet dhe i lëmë në lëng për 10 minuta. Këtë masë e kalojmë në furrë për 10 minuta të tjera në temperaturën 220 gradë Celsius.