Qofte me polenta nga zonja Albana

Qofte me polenta

Përbërësit:

  • 225 gr polenta (miell misri i verdhë)
  • 700 ml qumësht
  • 125 gr djathë taleggio
  • 2 qepë të kuqe
  • Vaj ulliri
  • Fara susami
  • Rozmarinë
  • Majdanoz
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Fillimisht kaurdisim qepën e kuqe të grirë imët, ndihmojmë zutjen e qepës me pak kripë dhe pasi qepa është kaurdisur plotësisht shtojmë pak majdanoz dhe rozmarinë të thatë ose të njomë.

Në një tenxhere vendosim qumështin me pak kripë dhe e ngrohim aq sa ta durojë gishti i dorës. Më pas shtojmë gradualisht duke e trazuar miellin e misrit. Pasi polenta është trashur shtojmë qepën e kaurdisur dhe djathin e prerë në kubikë të  vegjël. E trazojmë mirë dhe e lemë të ftohet. Lagim duart me pak ujë dhe realizojmë me polentën qofte të vogla rrumbullake të cilat i servirim duke i kaluar më parë në fara susami. Sipas dëshirës mund të bëjmë disa qofte me susam dhe disa të tjera me fara ose bimë të tjera aromatike të thara apo grira.

 

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Shiste fishekzjarre nga bagazhi i makinës, në hetim të lirë 46-vjeçari! Policia shton masat kundër shitjes së lëndëve piroteknike

Tiranë/ Shiste fishekzjarre nga bagazhi i makinës, në hetim të lirë 46-vjeçari! Policia shton masat kundër shitjes së lëndëve piroteknike