Qofte në salcë me mish të grirë, kungull dhe karrotë
Përbërësit:
350 gr mish i grirë
1 karrotë
1 kungull
1 vezë
50 gr djathë i grirë
Arrë moskat
Kripë, piper
Për salcën:
½ kokërr qepë
250 gr salcë domate
200 ml pana
Vaj ulliri
Kripë, piper
Përgatitja:
Fillimisht përgatisim brumin e qofteve duke bashkuar në një tas mishin e grirë, qepën, karrotën dhe kungujt të grirë në rende. Shtojmë kripën, piperin, djathin e grirë kaçkavall, vezën dhe bukën e thërrmuar. E punojmë mirë brumin dhe i japim formë qofteve.
Në një tigan me bazë të gjerë kaurdisim me vaj ulliri qoftet (të pudrosura me miell) nga të gjitha anët sa të marrin një ngjyrë të lehtë. Më pas shtojmë salcën e domates dhe panën e holluar me pak ujë. Rregullojmë shijen me kripë, piper dhe arrë moskat dhe e lemë gatimin me qofte në salcë të gatuhet në temperaturë mesatare.
MC/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
43%
-
Jo
50.6%
-
Nuk e di
6.4%
Vota total: 4363
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Supë me miell misri dhe lakër të zezë nga zonja Albana
28 Janar, 11:37
-
Zënia e kosit perfekt nga zonja Albana
28 Janar, 11:15
-
Mesnik me mish pule nga zonja Albana
27 Janar, 11:36
-
Embëlsirë pudingu me portokall nga zonja Albana
27 Janar, 11:17
-
Lakër turshi me kimë në furrë nga zonja Albana
24 Janar, 11:24
-
Trahanik tradicional nga zonja Albana
24 Janar, 10:58
-
Fërgesë me djathë dhe miell misri nga zonja Albana
23 Janar, 12:24
-
Supë me brokoli dhe lulelakër nga zonja Albana
23 Janar, 12:17
-
Gjellë siçiliane me patëllxhanë nga zonja Albana
23 Janar, 12:13
-
Përvlak me djathë dhe hudhër nga zonja Albana
22 Janar, 11:41
-
Petulla me raki nga zonja Albana
22 Janar, 11:20
-
Speca të kuqe të zhytura në kos me miell nga zonja Albana
21 Janar, 11:35