Qofte në shtrat patateje
Përbërësit:
600 gr mish i grirë

1 qepë
2 lgj kos
2 lgj vegetë
1 tufë majdanoz
1 lgj salcë domate
1/2 fç ujë i ftohtë
Piper i zi, piper i kuq
Kripë, rigon
Për purenë:
2 patate
100 ml pana
Arrë moskat
Kripë
Përgatitja:
Në një tas vendosim mishin e grirë, qepën e grirë imët, kosin, galetën, kripën, piperin, koncentratin e salcës, specin e kuq pluhur dhe pak ujë të ftohtë. E punojmë brumin e qofteve dhe realizojmë qofte rrumbullake të mëdha. I vendosim qoftet në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 20 minuta. Ndërkohë kemi vendosur patatet të ziejnë. Largojmë lëkurën dhe i vendosim patatet në një tavë të lyer me gjalpë. I shtypim patatet me pirun, i spërkasim me kripë dhe arrë moskat. Shtojmë mbi shtresën e patateve panën dhe më pas vendosim qoftet. Me lëngun që kanë lëshuar qoftet spërkasim gatimin dhe e vendosim në furrë për 10 minuta.
MC/Shqiptarja.comKomente

