Qofte të rreme në kos
Përbërësit:
- 2 gota miell
- 1 lç sodë buke
- 2 kokrra vezë
- 6 thelpinj hudhër
- 1 fl vaj bimor
- 3 gota kos
- 3 thelpinj hudhër
- 3 lgj vaj ulliri
- Kripë, piper i kuq
Përgatitja:
Në një tas vendosim miellin, vezët, sodën e bukës dhe hudhrat e shtypura.
E punojmë mirë brumin siç veprojmë me brumin e petullave. E hedhim më pas lugë-lugë në vaj të nxehtë për skuqje.
Kosin e përziejmë me hudhër, vaj ulliri dhe kripë. Zhysim qoftet e rreme në kos. Në një tigan aromatizojmë pak vaj me pluhur speci të kuq, të cilin e shtojmë sipër qofteve me kos.
Komento