QSUNT-ja falënderon kryeinfermieren e Reanimacionit Pediatrik: 27 vite e përkushtuar ndaj punës dhe me zemër fisnike

QSUNT-ja falënderon kryeinfermieren e Reanimacionit Pediatrik: 27 vite e përkushtuar ndaj punës dhe me zemër fisnike

Kryeinfermierja Kristina Marku

Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” Tiranë i ka shprehur mirënjohjen kryeinfermieres në Shërbimin e Reanimacionit Pediatrik, Kristina Marku përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Ajo është në krye të detyrës prej 27 vitesh, duke punuar me përkushtim dhe përgjegjësi.

Krishtina ka arritur të krijojë një harmoni mes stafit të shërbimit, dhe kjo reflektohet në klimën miqësore dhe të ngrohtë, dashamirësinë e jashtëzakonshme që hasin pacientët e vegjël dhe prindërit e tyre në këtë pavion.

“Kur e pyet Kristinën se përse zgjodhi këtë profesion, ajo të përgjigjet me thjeshtësi : “Sepse më pëlqen të përkujdesem dhe të ndihmoj të sëmurët”, shkruhet në postim.

Përveç mirënjohjes së thellë të shprehur nga QSNUT-ja është përmendur edhe dashuria që ajo ka ndaj pacientëve të vegjël dhe prindërve të tyre të cilët i mbështet dhe u jep kurajo.

“Krenare qe kemi mes nesh një profesioniste si Kristina Marku, e aftë, e devotshme, e papërtuar dhe me zemër fisnike.”, shkruhet në fund në postim.

 

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Përveç nëna e fëmijëve a do jesh gruaja ime përjetësisht! Propozimi emocionues i Bardhit për Sarën! Unaza dhe një mesazh

Përveç nëna e fëmijëve a do jesh gruaja ime përjetësisht! Propozimi emocionues i Bardhit për Sarën! Unaza dhe një mesazh