QSUT/ Tritan Kalo: Pacientët vijnë në urgjencë pa kaluar nga mjeku i familjes! Mbingarkesa sjell acarim të marrëdhënieve

TIRANË- Mjeku infeksionist Tritan Kalo ka dalë ditën e sotme në një konferencë për mediat për të folur lidhur me situatën e krijuar në spitalin e infektivit në QSUT për shkak të fluksit të pacientëve.

Kalo tha se mbingarkesa në pavionet e urgjencës sjell acarim të marrëdhënieve pacient-personel.

Ai tha se shumica e pacientëve adresohen në QSUT pa kaluar fillimisht në një vizitë tek mjeku i familjes.

"Mbingarkesa sjell acarim të marrëdhënieve pacient-personel. Pjesa më e madhe është se të gjithë adresohen në QSUT pa kaluar në një vizitë tek mjeku i familjes, duke shmangur për të dhënë ndihëm atyre që kanë vërtetë urgjenca. Duhet të bëjmë kujdes. Në qendrat e urgjencës duhet të vijnë vetëm ata që nuk mund të merren përsipër nga këto qendra.

Një fluks i tillë kërkon dy tre fishin e këtij stafi që kemi ne. Askush nuk pret. Duhet të evitohen incidentet. Fluksi krijon mundësinë e incidenteve. Ky shqetësim është akoma më i madh tek pediatria e fëmijëve", tha Kalo.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Geke: 03/09/2019 08:48

    O Deni ku jeton ti ore sepse nuk duket qe jeton ne shqiperi, po te jetoje ketu do ta dije qe qendrat shendetesore ne shqiperi nuk kane asnje lloj ilaci apo ndonje mjeti mjeksor, dhe sa per doktoret e familjes, ta them me plot gojen qe e kane harruar fare profesionin, asgje nuk mund te besh ne nje qender shendetesore pervecse shkruajtjes se recetave per ilace.....

    Përgjigju
  • Geke: 02/09/2019 15:08

    Po cja ke fut kot o dr Kalo..... po urgjenca prandaj quhet urgjence sepse vjen direkt per tu vizituar kur ke urgjence, se po te jete qe duhet te paraqitesh tek mjeku i familjes me mire paraqitu ne varreza.....

    Përgjigju
    • Deni: 02/09/2019 17:57

      Ja fut kot ti o rob. Tani kerkon qe per nje gastroenterit te thjeshte (viroza aktuale ne Tirane) I cili trajtohet me nje serum plus primperan e ranital ne cdo qender Shendetesore neper Tirane eshte budallallik te drejtohet pacienti ne spital terciar si QSUT

  • Bruno: 02/09/2019 14:11

    Ah more Kalo. Qsut eshte e vetmja urgjence per me shume se 1 000 000 banore. Kur ke frike te thuash te verteten mos fol se dukesh si budalla, ne tere boten njerezit kur jane semure ne mynyre te papritur shkojne ne urgjenca.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mozambiku në kaos pas protestave, 33 të vdekur nga revolta në burg dhe mbi 1500 të arratisur

Mozambiku në kaos pas protestave, 33 të vdekur nga revolta në burg dhe mbi 1500 të arratisur