Mjekët onkolog rekomandojnë përfshirjen e mamografisë dhe paptestit në check up. Sipas shefit të onkologjisë në QSUT Agim Sallaku, pacientët nuk përballojnë dot kostot për kryerjen e kontrolleve në mënyrë periodike, ndaj përfshirja në check up do të reduktonte rastet fatale. Kanceri i gjirit dhe ai i mitrës janë tumoret më të përhapura tek pacientet.

“Ne mendojmë se qoftë mamografia, qoftë paptesti dhe në mënyrë graduale dhe fibrokolonskopia, për kancerit më të shpeshtë dhe që tek ne janë në rritje të futen në Check up. Kjo do të bëjë që popullata të jëtë më e ndjeshme më e qetë kundrejt shpenzimeve, sepse ne e dimë se kemi probleme të rëndësishme ekonomike, në grup popullata që vuajnë sëmundjen dhe shpeshherë në mungesë fondesh nuk arrijnë të shikojnë. Kemi rezultate mjat të mira mjaft të mira falë investimeve qoftë në radioterapi, qoftë në buxhetet e kimioterapi që janë rritur, sigurist ka mangësi ka problematika, por trendi është drejt një përmirësimi të ndjeshëm të diagnozës dhe të trajtimit”-shprehet për mediat shefi i Onkologjisë në Qendrën Spitalore Universitare në Tiranës, Agim Sallaku.

Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com